E Diel, 1 Nëntor 2026

Ambasadori Uithers, pritje me trupën e Portokallisë pas deklaratave mbi revolucionin Portokalli

Ambasadori amerikan Uithers nesër ka organizuar një pritje me trupën e Portokallisë në ambasadën amerikane. Kjo pritje e ambasadorit amerikan vjen pas pjesëmarrjes së tij në varietenë e njohur, e cila shfaqet çdo të djelë në televizionin Top Chanel. Në këtë emision ambasadori Uithers paralajmëroi shqiptarët për revolucion Portokalli, ku përrallës së thënë nga  Uithers nënkuptohej se krimbi Sali Berisha do të shndërrohet në flutur pasi ka ngrënë shumë mollëpushteti. Këto deklarata nuk janë mirëpritur nga politika shqiptare, e cila nuk ka reaguar por është ndjerë shumë e surprizuar nga këto monstruozitete të dala nga goja e një diplomati. Gjithashtu këto deklarata janë pritur me humor nga një grupim diplomatësh, të cilët i çudit karagjozllëku i diplomatit amerikan. Ambasadori Uithers ka kohë që është kthyer në një zëdhënës mediatik të kryesocialistit Rama duke mbështetur atë në çdo veprim politik. Kështu ky ambasador ka mbështetur ndryshimet kushtetuese, Reformën zgjedhore, e cila u financua dhe u hartua nga George Soros, i cili është mbështetësi i Edi Ramës. Gjithashtu ambasadori Uithers ka qenë mbështetësi i Edi Ramës në momentin që ky i fundit kontestonte ligjin për Prokurorinë dhe ndryshoi qëndrim në momentin që kryesocialisti e miratoi këtë ligj. Një tjetër përkrahje të fortë ky ambasador i ka dhënë Edi Ram,ës edhe kundër ligjit të Lustracionit, duke dalë hapur në mbështetje të kryesocialistit dhe duke ushtruar presion mbi Gjykatën Kushtetuese nëpërmjet deklaratave të tij.  Sipas burimeve të sigurta, nesër,  ambasadori amerikan do të lëshojë një deklaratë mbi qëndrimet e fundit politike të tij  dhe do të sqarojë nëse në Shqipëri do të ketë revolucion Portokalli, apo kjo deklaratë ka qenë një deklaratë me rastin e pesë vjetorit të krijimit të këtij emisioni. Një gjë është e sigurt, ky ambasador ka dalë hapur në fushatë pro Edi Ramës dhe nëpërmjet deklaratës së tij për revolucionin Portokalli dhe përrallës me krimba dhe flutura, ka demonstruar se  kërkon të influencojë në zgjedhjet e ardhshme në Shqipëri.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›