Prokuroria e Republikës, si policia sekrete e Edi Ramës dhe e ambasadorit Uithers

Institucioni i akuzës zhduk dosjet që kanë të bëjnë me kryebashkiakun dhe sulmon kundërshtarët e tij politikë
Prokuroria e Republikës nga dita në ditë po evidenton faktin që përveçse të qenit institucion i varur kokë e këmbë nga kryetari i Bashkisë Edi Rama po shndërrohet edhe në një armë të rrezikshme presioni për kundërshtarët politikë të kryesocialistit. Kryeprokurorja e Republikës është shndërruar në vegël qorre të interesave të Edi Ramës dhe grupimit të tij politik. Në duart e prokurorisë vazhdojnë të flenë në sirtar dhjetëra dosje të dorëzuara nga KLSH, nga qytetarë të ndryshëm për problemet që ata kanë me Bashkinë e Tiranës. Kontrolli i fundit i KLSH ka dorëzuar në prokurori kallëzim penal për tre drejtorë të rëndësishëm të kësaj bashkie të cilët kanë abuzuar me tenderimet dhe kanë shpërdoruar fondet publike. Shefi i urbanistikës së Tiranës, Dritan Agolli, është i paditur prej kohësh në prokurori dhe çështja e tij është mbyllur në sirtarët e Ina Ramës. Prokuroria e Republikës ka në sirtar edhe çështjen e parkut Rinia, ku Edi Rama i ka shitur pronarit të Tajvanit tokë publike që bashkia e Tiranës nuk e ka në pronësi. As këtë dosje prokuroria e Tiranës nuk ka marrë mundimin ta shikojë apo ti hedhë një sy për të filluar hetimet për të parë skandalet e falsifikimeve që kanë ndodhur në dy institucione, bashkinë e Tiranës dhe Hipotekën. Institucioni i akuzës disponon në duart e saj dhjetëra kallëzime të qytetarëve të cilat o mbyllen nga prokurorët përcjellës ose nuk pranohen fare në dyert e akuzës sapo marrin vesh se këto denoncime vijnë për kryebashkiakun abuzues të Tiranës. Gazeta Sot ka botuar një cikël shkrimesh të cilat kanë denoncuar një aktivitet kriminal të organizuar nga Fondacioni Soros nëpërmjet Fondacionit fajdexhi Besa. Në aktivitetin e fondacionit Besa, pronë e George Soros, është konsumuar qartazi vepra penale e aktivitetit financiar të palicencuar nga banka e Shqipërisë, aktivitet që neni 90 i ligjit nr. 9662, datë 18.12.2006 e konsideron vepër kriminale. Është fakt i vërtetuar nga gazeta Sot që nga qershori i vitit 2007 deri në 25 dhjetor të vitit 2008, ky fondacion ka operuar pa licencë duke kryer veprimtari të pastër kriminale. As për këtë aktivitet të pastër kriminal institucioni i akuzës nuk ka ndërmend të reagojë. Edhe në këtë mes është i përfshirë Edi Rama, i cili ka në dispozicion të tij të gjithë strukturat e Soros duke filluar që nga anëtarët e bordeve deri te lëvizjet kamikaze të Veliaj&Co. Institucioni i akuzës vazhdon të qëndrojë indiferent edhe në aferat e shoqërisë civile, ku Erion Veliaj si njeriu më i afërt i Ramës ka krijuar fondacionin Mjaft, një fondacion fantazmë i cili jepte kredi pa licencë, si dhe ka krijuar një rrjet të tërë kompanish fiktive që justifikojnë shpenzimet marramendëse të G99 apo dhe Mjaft. Edhe këtu institucioni i akuzës nuk ka ndërmend të ndërhyjë pasi pozicionimi politik është i paracaktuar. Në sirtarët e Prokurorisë kanë kohë që flenë dosjet e korrupsionit të ministrave socialistë, dosje të cilat as që kanë për tu hapur ndonjëherë nga kjo prokurori. Nëse i referohemi inaktivitetit të prokurorisë për kallëzimet e shumta që përmendëm më sipër, kjo do të ishte gjysma e të keqes që ka përfshirë këtë institucion. Në fakt, e keqja më e madhe që ka zënë sot shqiptarët me drejtësinë dhe në mënyrë specifike me organin e akzuës është rreziku i shndërrimit të këtij institucioni në një organizatë penale të Partisë Socialiste, ose më mirë të Edi Ramës. Prokurorja Ina Rama, në mënyrë selektive ka filluar të godasë kundërshtarët e Edi Ramës në politikë. Rasti i Fazllic i cili u shndërrua në gallatë nga prokuroria e Republikës, ku prokurorët lëshonin urdhra verbale me telefon për të arrestuar mikun e kryeministrit të vendit, mbi disa akuza të një medie, tregon qartë amatorizmin dhe keqpërdorimin politik të kësaj prokurorie. Instrumentalizimi i këtij institucioni ka shënuar pikën kulminante në dy raste të tjera. Një në rastin e deputetit Nëranxi për të cilin u kërkua ndjekje penale dhe heqje imuniteti dhe rasti tjetër që është një nga rastet më absurde të funksionimit të akuzës, ai i Kokonës. Rasti Nëranxi ka kohë që është nën hetim dhe fakti i keqpërdorimit të akuzës është, se tani para fushatës elektorale kërkoi të penalizonte një deputet, i cili bën pjesë në kampin kundërshtar të Edi Ramës, për një ngjarje që ka ndodhur pesë vjet më parë, kur ka pasur plot kohë për ta shqyrtuar dhe hetuar . Rasti i dytë është rasti Kokona. Tashmë historia e Ilir Kokonës kryetarit të minibashkisë numër 3 dihet nga të gjithë si një sulm politik i Edi Ramës ndaj një personi që braktisi subjektin politik PS, për tu bashkuar me një subjekt tjetër. Edi Rama rrethoi me polici shtëpinë e babait të Kokonës për të bërë presion me prishjen e shtëpisë. Megjithëse Edi Rama u tërhoq me turp nga kjo iniciativë, pasi kjo shtëpi ishte në legalizim, në lojë u fut institucioni i prokurorisë i cili hapi çështje penale për procedurat e legalizimit të kësaj shtëpie. Tashmë çështja Kokona kaloi nga kompetencat e policisë së Edi Ramës në kompetencat prokurorisë së Edi Ramës. Ina Rama hap çështje penale për legalizimin e një shtëpie në truallin e tij nga babai i Kokonës, duke u shndërruar në një vegël qorre e Edi Ramës, vegël që sulmon armiqtë e kryebashkiakut të Tiranës për interesat e këtij të fundit. Pra siç e shikojmë në bazë të fakteve të përshkruara më sipër, shikojmë se ky është një fragment i vogël i politizimit të prokurorisë shqiptare. Tashmë kjo prokurori nuk është më një institucion i pavarur. Por është kthyer në një vegël të dy personave. Personi i parë është Edi Rama që synon të godasë të gjithë armiqtë e tij politikë nëpërmjet një policie tipike sekrete siç është shndërruar prokuroria e Republikës, si dhe të kontrollojë të gjitha akuzat që bëhen ndaj tij për korrupsionin në bashkinë e Tiranës. Personi i dytë i cili tashmë ka vënë kontrollin e plotë mbi organin e akuzës është ambasadori amerikan Uithers. Ky personazh tashmë është shndërruar në një nga njerëzit më të rrezikshëm për Shqipërinë pasi po ndërhyn hapur dhe në mënyrë të dhunshme mbi institucionet e pavarura të shtetit shqiptar. Ky njeri ka marrë në zotërim institucioni e akuzës, duke i dhënë urdhra se kë duhet të ndjekë dhe kë penalisht. Edi Rama nëpërmjet ambasadorit Uithers kontrollon me dorë të hekurt institucionin e akuzës dhe atë të Presidencës. Edhe Presidenti i Republikës tashmë është kthyer në marionetë të ambasadorit Uithers dhe operon sipas urdhrave të këtij të fundit. Tashmë Republika e Shqipërisë rrezikon seriozisht shndërrimin e prokurorisë në një organ identik me policinë sekrete që sulmon kundërshtarët politikë të Edi Ramës me urdhër të ambasadorit amerikan. Ky i fundit ka paralajmëruar shumë qartë para shumë kohësh se në Shqipëri për një revolucion që mund të ndodhë së shpejti në Shqipëri, dhe nëpërmjet angazhimit të tij politik në kundërshtim me misionin diplomatik ka filluar të bëjë fushatë politike në interes të Edi Ramës.
Last Updated on Saturday, 14 March 2009 23:37