Kuvendi jep 24 orë afat për ndryshime në Kodin Zgjedhor
Konferenca e Kryetarëve në Kuvend shtyu me 24 orë seancën plenare, duke u dhënë një mundësi të fundit palëve të përfshira në debat, për ndryshime në ligjin zgjedhor. Pavarësisë se PD dhe PS janë shfaqur të vendosura në Konferencën e Kryetarëve që Kodi Zgjedhor të kalojë në Kuvend, sipas mënyrës që e ka hartuar komisioni i posaçëm, kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli, vendosi në fund që seanca plenare të bëhet të nesërmen. Në Konferencën e Kryetarëve u vendos gjithashtu se gjatë seancës plenare të sotme, që do të bëhet pasdite, të bëhet debat për Kodin Zgjedhor në mënyrë që mund të bëhen ndryshime të nevojshme me konsensus. Një tjetër arsye për shtyrjen e seancës, ishte edhe mosinformimi i plotë i deputetëve në lidhje me ndryshimet më të fundit që u hartuan në komisionin e posaçëm. Konferenca vendosi që të gjitha grupet parlamentare të marrin një kopje të ndryshimeve të plota të Kodit zgjedhor. Shtyrja e seancës plenare me 24 orë, u jep një mundësi të fundit deputetëve në grevë, por edhe partive të mëdha, për të reflektuar në lidhje me ndryshimet e deritanishme. Krahas aspektit politik të numrit të komisionerëve, që kërkojnë deputetët në grevë, një tjetër çështje është edhe ana teknike. Shumë prej pjesëve teknike i përmendi dje ambasadori i OSBE-së në Tiranë, Robert Bosh si mënyra e sigurisë së kutive të votimit, shpenzimet për zgjedhjet në vitit 2009 etj. Këto çështje, për shkak edhe të mungesës së kohës, do të diskutohen në seancë plenare. Ekspertët pritet të japin shpjegimet në lidhje me shpenzimet në zgjedhjet e ardhshme, që nga fletët e votimit apo edhe kamerat vëzhguese.
Raporti
Njëkohësisht bashkëkryetarët e komisionit të posaçëm, Rusmali dhe Xhafaj, paraqitën dje raportin përfundimtar në Konferencën e Kryetarëve, ku bënin të ditur se ishin bërë 14 mbledhje ku ishin diskutuar të gjitha nenet. “Puna për përgatitjen e Kodit të ri Zgjedhor nga ana e komisionit ka qenë e ndarë në tri faza. Negocimi dhe përgatitja e draft-neneve nga grupi i ekspertëve, prezantimi dhe diskutimi i neneve në komision, i cili i miratoi ato apo në raste të veçanta rekomandoi sugjerime për t’u përfshirë në variantin përfundimtar të projektligjit nga ekspertët dhe miratimi nga komisioni i tekstit integral të projektligjit”, - thuhej në këtë raport. Ai përmend edhe pjesën e seancave dëgjimore, por pa specifikuar pjesët që janë marrë parasysh. “Të pranishëm në komision për të dhënë mendimet e tyre gjatë procesit të draftimit, kanë qenë: Shoqata e Personave me Aftësi të Kufizuar; Komiteti Shqiptar i Helsinkit; Instituti Shqiptar për Zhvillimin e sistemit të Zgjedhjeve, si dhe grupimi G99. Gjithashtu, komisioni ka zhvilluar një seancë dëgjimore edhe me zëvendësministrin e Brendshëm, Ferdinand Poni, në lidhje me ecurinë e procesit të krijimit të regjistrit elektronik kombëtar të gjendjes civile, kartave të identitetit dhe pasaportave biometrike”, thuhej në raport. Një tjetër fakt, që përmendej në raport, ishe se Kodi i ri Zgjedhor është miratuar në komisionin e posaçëm vetëm me votat e PD-së dhe PS-së. Ai nuk përmend votën e përfaqësuesve të tjerë që janë shprehur parimisht dakord me këtë kod, si republikanët, demokratët e rinj, socialdemokratët. “Komisioni, në mbledhjen e tij të fundit, më datë13 nëntor 2008, me 93 vota pro, miratoi tekstin e plotë të projektligjit “Kodi Zgjedhor i Republikës së Shqipërisë”, të cilin ia paraqet Kuvendit për shqyrtim dhe miratim”, - përfundon raporti i Komisionit të Reformës Zgjedhore.