E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ambasadori Withers: Grate, partnere te barabarta

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë, John Withers, u shpreh se në Shqipëri vihen re arritje të pjesëmarrjes së gruas në vendimmarrje, por kërkoi që të bëhet më shumë në këtë drejtim. I pranishëm në ceremoninë e diplomimit të zonjave pjesëmarrëse në programin e National Democratic Institute "Zhvillimi i Liderve të Rinj në Politikë", organizuar në Hotel "Tirana International", Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranës, John Withers, vuri në dukje se qëllimi i programit është të krijojë mundësi dhe të çojë më tej kapacitetet që gruaja të jetë e barabartë. "Ndihem i inkurajuar nga puna që po bëjmë për të fuqizuar më tej gratë dhe për t’u dhënë atyre një zë, që përndryshe nuk do ta kishin", tha Ambasadori Withers. Duke u ndalur në përfaqësimin e grave në SHBA, Ambasadori Withers bëri të ditur se në këtë moment në Senatin e SHBA-ve në 100 senatorë, 17 prej tyre janë gra. "Ky numër, 17 në 100, përfaqëson numrin më të lartë të arritur ndonjëherë nga gratë në Senatin e SHBA-ve, por nuk është e mjaftueshme”, theksoi Ambasadori amerikan. Duke bërë një krahasim me Shqipërinë, Ambasadori Withers tha se "nëse jeni të kënaqur me përqindjen e përfaqësuesve të grave në institucionet e vendit, atëherë në rregull, dhe, nëse jo, atëherë jeni ju që duhet të veproni dhe të vendosni".

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›