E Diel, 1 Nëntor 2026

Djali i Xhindit i 11 në listën e Fierit

Autori i Lajmit: red.
Familja Xhindi edhe pse ka humbur pjesëtarin e saj, ish-deputetin e Partisë Socialiste, Fatmir Xhindi përsëri nuk është e shkëputur nga politika. Këtë e vërteton më së miri përfshirja në politikë e djalit të ish-deputetit socialist, Fatmir Xhindi. I riu Anduel Xhindi është kandidati i selisë rozë në Qarkun e Fierit. Në listën prej 16 emrash djali i ish-deputetit renditet i 11. Kjo mesa duket është parë si shpërblim për deputetin e ndjerë të kësaj partie. Fatmir Xhindi u vra pak javë më parë në prag të shtëpisë së tij. Policia ende nuk ka gjetur autorin e vrasjes ndërkohë që familjarët këmbëngulin në zbardhjen e ngjarjes.

Ky lajm është publikuar: 27/05/2009

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›