Lista e PS-së, PD kundërshton ndryshimet
Autori i Lajmit: Suela Topi
Mbledhja
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve miratoi dje me unanimitet listat shumemërore të disa partive, mes tyre edhe të Partisë Socialiste. Komisioni i kishte kthyer listat e Partisë Socialiste të shtunën, pasi në qarkun e Lezhës lista nuk përmbushte kriterin e 30-përqindëshit të pjesëmarrjes së grave. Të njëjtin problem paraqiste edhe lista e demokratëve në Qarkun e Kukësit, por demokratet kishin shtuar më shumë kandidatë se sa numri i mandateve të këtij qarku, me argumentin se kjo nuk është kundër ligjit. Të njëjtën mënyrë përdorën dje dhe socialistët, të cilët pas kthimit të listave bënë ndryshime jo vetëm në qarkun e Lezhës por edhe në Kukës e Shkodër. Pikërisht këto ndryshime shtesë shkaktuan debate në mbledhje. Përfaqësuesi i demokratëve i konsideroi si të padrejta ndërhyrjet në qarqet e tjera duke pohuar se ndryshimi duhej bërë vetëm në qarkun e kërkuar nga KQZ. Ky argument u hodh poshtë duke u ndjekur i njëjti parim për PA-në si dhe për partitë e tjera që u miratuan dje, të cilat kishin paraqitur ndryshime më tepër se ishte kërkuar nga KQZ.
Diskutimet
Lista e kandidatëve socialistë shkaktoi dje debate në Komisionin Qendror i Zgjedhjeve. Përfaqësuesi i demokratëve, Njazi Kosovrasti, i konsideroi të padrejta ndërhyrjet e PS-së edhe në qarqet e tjera si Kukës dhe Shkodër përveç Lezhës që ishte parashikuar nga KQZ. “KQZ mori vendim për qarqet e tjera, prandaj nuk mund të merren parasysh ndryshimet e bëra nga PS për këto qarqe, por vetëm për qarkun e Lezhës për të cilin ajo kërkoi plotësimin e 30-përqindëshit të grave. Nuk e gjejmë me vend që subjektet të fillojnë procesin nga fillimi, sepse në këtë rast KQZ duhet të revokojë vendimet që ka marrë”, - tha Kosovrasti. Por ky argument nuk u mbështet nga përfaqësuesi i selisë rozë. Ai pohoi se neni 73 i Kodit Zgjedhor parashikon qartë se partitë nuk mund të bëjnë ndryshime në lista vetëm pasi KQZ miraton listën përfundimtare. “Vendimi i datës 23 ishte për plotësimin e listave dhe nuk kishte vendim përfundimtar për asnjë qark”, - pohoi ai. Edhe nënkryetarja e KQZ-së, Dëshira Subashi, pohoi se ajo dhe anëtarët e tjerë, përfaqësues të opozitës kishin kërkuar që në fillim që të kishte vendim të veçantë për çdo qark, por ky propozim nuk u pranua dhe për pasojë në momentin që kthehen listat partitë mund të bëjnë çfarë ndryshimesh të duan. Pas diskutimeve, KQZ miratoi me 7 vota pro kalimin e listave të PS-së. Me ndryshimet e fundit të bëra në qarkun e Kukësit nga 4 mandate, janë listuar 5 emra. Në qarkun Lezhë, i cili ka 7 mandate, është shtuar dhe një emër i tetë, Lindita Frroku. Shkodra ka një emër më shumë në listë atë të Helidon Beles, i cili është i 12 ndërkohë që janë vetëm 11 mandate. Po dje janë miratuar dhe listat e Ballit Kombëtar Demokrat, Partisë Bashkimi për të Drejtat e Njeriut, Lëvizjes për Zhvillim Kombëtar, Partia Lidhja Demokristiane, Partia Konservatore Shqiptare, Aleanca Maqedonase për Integrimin Evropian dhe Partia Demokracia Sociale. Është shtyrë për sot dhe Partia e Reformave Demokratike për shkak të disa ndryshimeve të sjella në minutën e fundit. Pas miratimit të listave të 14 partive mbeten dhe 17 për të plotësuar 36 partitë që marrin pjesë në garë.
Lista e re e PS-së
Kukës 4 mandate
1. Asllan Dogjani
2. Fatmir Hoxhaj
3. Rexhep Ukperaj
4. Tatiana Kërxhalliu
5. Hasije Zenelaj
Shkodër 11 mandate
1. Ilir Beqja
2. Tom Doshi
3. Ndue Kola
4. Astrit Beci
5. Paulina Hoxha
6. Zana Golemi
7. Nikolin Dedvukaj
8. Falma Fshazi
9. Agim Shimaj
10. Luan Heta
11. Arta Gjonaj
12. Helidon Bele
Lezhë 7 mandate
1. Gok Jaku
2. Gjovalin Kadeli
3. Armando Prenga
4. Ndrec Deda
5. Manushaqe Kuli
6. Dave Gjoka
7. Fran Marku
8. Lindita Frroku
Ky lajm është publikuar: 27/05/2009