Letërnjoftimet, PS letër Nishanit dhe Bosh
Autori i Lajmit: red.
Partia Socialiste nëpërmjet një letre drejtuar ministrit të Brendshëm, Bujar Nishani, i kërkon atij të dhëna për shtetasit pa pasaportë dhe atyre që kanë aplikuar për letërnjoftimin elektronik. “Nisur nga të dhënat e dërguara prej jush në komisionin kuvendor “Ad Hoc” për çështjet e infrastrukturës zgjedhore dhe drejtpërdrejt në PS, bazuar në analizën e tyre, por dhe në shqetësimin për pamundësinë e pajisjes së një numri votuesish pa pasaportë me letërnjoftime, ju kërkojmë që brenda datës 30 maj, të na vini në dispozicion: 1. Listën e votuesve me pasaportë, kjo e dhënë duhet të jetë e përditësuar me të dhënat deri në datën 20 maj 2009, 2. Listën e të gjithë votuesve pa pasaportë që kanë aplikuar, të përditësuar me të dhënat deri në datën 20 maj, 3. Listën e votuesve pa pasaportë që kanë marrë në dorë letërnjoftimin, të përditësuar me të dhënat e datës 20 maj 2009”, - thuhet në letrën e PS-së. Aty thuhet më tej se e drejta e votës është një e drejtë kushtetuese, e cila, sipas Kodit Zgjedhor, realizohet me pasaportë dhe letërnjoftim. PA thekson më tej në letrën drejtuar Nishanit se në kushtet aktuale duket e pamundur pajisja e të gjithë qytetarëve pa pasaportë me letërnjoftime elektronike. Ajo shton se në bazë të analizimit të këtyre të dhënave, të cilat duhet të shoqërohen dhe me alternativat e zgjidhjes, do të caktohet dhe qëndrimi i PS-së “ndaj këtij aspekti përcaktues të procesit zgjedhor”. Letra e PS-së e nënshkruar nga sekretari për Çështjet Zgjedhore, Kastriot Islami, i është çuar për dijeni dhe prezencës së OSBE-së në vendin tonë, të kryesuar nga Robert Bosh si dhe Misionit të Vëzhgimit të Zgjedhjeve, ODHIR, të kryesuar nga Odri Glover.
Ky lajm është publikuar: 27/05/2009