E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rama: Programi i PS-së, një rrugëtim plot diell drejt të ardhmes

Kryesocialisti Rama ka vizituar sot Elbasanin ku ka marrë pjesë në festimet e organizuara nga bashkia me rastin  e Ditës së Verës. Rama shoqërohej nga bashkëshortja Linda dhe deputetë të tjerë të Partisë Socialiste.

Duke uruar qytetarët elbasanas dhe ata të gjithë Shqipërisë për Ditën e Verës, Rama është shprehur se një ditë si kjo, një festë popullore, është një moment që lehtëson plagët sociale dhe hallet e përditshme.

Rama ka theksuar se programi i PS-së do të bëjë të mundur që rrugëtimi i Shqipërisë drejt të ardhmes ti ngjajë sa më shumë rrugëtimit të njerëzve në këtë ditë me diell.

Qytetarët e meritojnë një rilindje shqiptare që do të bëjë të mundur që të kenë punësim dhe të paguhen në mënyrë të ndershme. Programi Një rilindje shqiptare do të bëjë të mundur që rrugëtimi i Shqipërisë drejt së ardhmes t`i ngjajë sa më shumë rrugëtimit të këtyre njerëzve në këtë ditë me diell, tha Rama. /G.N.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›