E Shtunë, 31 Tetor 2026

Fshehtësia, 4 në pranga për prostitucion

 Katër persona janë vënë në pranga  për përfshirjen në një rrjet prostitucioni.

Operacioni i policisë i koduar Fshehtësia ka çuar në pranga Fatmir Lizin, 38 vjeç, i dënuar më parë për vrasje; Ardian Keçi, 41 vjeç, i dënuar më parë për plagosje; Eljana Trushaj, 23 vjeç dhe Niva Kokolari, 25 vjeç 25.

Arrestimi i tyre është bërë në kuadër të një procedimi penal për veprën Shfrytëzim i prostuticionit në rrethana rënduese, pasi një ditë më parë në një nga hotelet e autostradës Tiranë-Durrës, 23-vjeçarja Eljana Trushaj është kapur duke kryer marrëdhënie seksuale kundrejt pagesës me 41-vjeçarin A.Keçi.

Sipas policisë, dy të arrestuarit e tjerë, Fatmir Lizi dhe Niva Kokolari kishin ndërmjetësuar, me qëllim shfrytëzimin për prostuticion të shtetases E.T. / G.N.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›