Ambasadori gjermani: Liberalizimi i vizave, plotësoni kushtet
Autori i Lajmit: Suela Topi
Ambasadori gjerman në vendin tonë Bernd Borshhard ka deklaruar se liberalizimi i vizave do të mund të realizohet vetëm pasi te jenë plotësuar kushtet. Sipas tij pasaportat e sigurta nga janë një kriter shumë i rëndësishëm në këtë drejtim por dhe lufta ndaj korrupsionit e trafikut të qenieve njerëzore. Borshhard ka theksuar se Bashkimi Evropian ka rënë dakord tashmë për mënyrën se si do të veprohet për liberalizimin e vizave. Ai ka komentuar më tej dhe dëshirën e Shqipërisë për të aplikuar si vend kandidat për në Bashkimin Evropian. Ashtu si një muaj më parë, ambasadori gjerman në vendin tonë ka pohuar se Shqipëria duhet të presë për aplikimin edhe pse ka pohuar se ky është një vendim qe e merr qeveria shqiptare. Për BE, ka shtuar Borshhard është primare zgjidhja e krizës më pas zgjerimi. Komentet e tij u bënë pas nënshkrimit të marrëveshjes me ministrinë e Arsimit dhe Shkencës për futjen e gjuhës gjermane në disa shkolla 9-vjeçare në Tiranë.
Deklarata
“Pasaportat e sigurta nga falsifikimi, është kushti paraprak për liberalizimin e vizave. Këto duhet të njihen nga shtetet e hapësirës Shengen. Procesi është në vijim e sipër dhe krahas saj, vendet e Bashkimit Evropian kanë rënë dakord për një hartë të mënyrës se si do të procedohet për liberalizmin e vizave”, - tha Borshhard. Ai renditi më tej dhe kushtet e tjera para këtij procesi si lufta ndaj korrupsionit, sigurimi i kufijve, lufta ndaj trafikut të qenieve njerëzore dhe lëndëve narkotike. Kryediplomati gjerman në vendin tonë, është ndalur më tej dhe në procesin e aplikimit të vendit tonë, si kandidat në BE. “Kërkesa për në BE është një vendim sovran dhe i pavaruar i qeverisë shqiptare. Qeveria federale nuk është duke sugjeruar për hapa të një procesi të tillë”, - tha ai. Borshhard theksoi më tej se tashmë Bashkimi evropian ndodhet në qendër të një krize ekonomike, dhe është vështirë ti informojë qytetarët evropianë, për hyrjen e anëtarëve te rinj. “Pas kapërcimit të krizës, do të ishte momenti më i mirë. Tashmë tregjet financiare duket se po rimarrin veten”, - vijoi ai. Thirrja e ambasadorit gjerman i bashkohet thirrjeve të bëra më parë dhe nga zyrtarë të tjerë ndërkombëtarë për të pritur komentin e duhur për aplikim. Pak javë më parë ishte Komisioneri për Zgjerimin, Olli Rehn i cili këshilloi Shqipërinë që aplikimin për në BE ta bëjë vetëm pasi të ketë plotësuar kushtet. “Ne fillim duhet te garantoni se keni kryer reforma bindëse dhe stabilitet dhe me pas të lëvizni në hapin tjetër”, - është shprehur Rehn. Në të kundërt, sipas tij, refuzimi do të shoqërohet me pasoja të rënda. “Merreni këto kushte me seriozitet në mënyrë që mos t u godasin kokën pas”,- ka theksuar komisioneri evropian. Por edhe pas këtyre deklaratave zëvendësministri i Integrimit, Albert Gajo ka pohuar se nuk ka arsye që Shqipëria mos aplikojë. Sipas tij në rrugën e integrimit zgjedhjet e lira janë një element i rëndësishëm dhe në këtë drejtim Qeveria po ecën me hapat e duhur. Sipas Gajos, qeveria shqiptare, duhet të paraqesë kërkesën për statusin e vendit kandidat pikërisht në çeljen e fushatës elektorale pra në fillim të majit. Ai konfirmoi se Ekzekutivi, po përgatit udhëzimin për punonjësit e administratës, të cilët do të përfshihen në përgjigjet e disa mijëra pyetjeve, që Bashkimi Evropian, dërgon në të tilla raste.
Ky lajm është publikuar: 16/04/2009