Skemë e re e rimbursimit për të gjitha kategoritë
Autori i Lajmit: red.
Kryeministri Sali Berisha ka shpjeguar me detaje skemën e rimbursimit për letërnjoftimet elektronike, skemë e cila sipas qeverisë merr në mbrojtje rreth 500 mijë persona. Këtu bëjnë pjesë personat me ndihmë sociale dhe ekonomike, pensionistët e fshatit dhe ata që marrin pensione minimale në qytet, si edhe studentët. Të gjitha këto kategori do ta blejnë letërnjoftimin me 200 lekë deri më 15 qershor, por skema e blerjes është e ndryshme. Për personat me ndihmë sociale dhe ekonomike kuponat do t i blejë të gjitha komuna ose bashkia dhe pas paraqitjes së faturave, kësaj kategorie do t i mbahet 200 lekë nga pagesa mujore. Për studentët kuponat do t i blejnë fakultetet dhe me marrjen e kuponit do të japin edhe këta 200 lekë. Sanksionet për studentet lidhen me provimet, pasi nuk do të hyjnë në to, pa paguar tarifën për kartat. Për pensionistët e fshatit dhe ata me pension minimal në qytet më 1 maj, bashkë me pensionin do të marrin dhe 1 mijë lekë plus. Por nëse nuk kanë aplikuar deri më 15 qershor, sanksioni do të jetë i rëndë. “Kryetarët e komunave detyrimisht duhet të blejnë kuponët për të gjithë qytetarët në ndihmë ekonomike dhe sociale. Qeveria do të shtojë në ndihmën ekonomike të muajit që vjen, në përputhje me faturat që do të sjellin, të gjithë shumën e përdorur për blerjen e kuponëve dhe në ndihmën mujore ekonomike, atyre që kanë detyrimin për të paguar do t u mbahen 200 lekë për çdo person në ndihmë ekonomike në familje. Nëse një familje ka 5 votues, në ndihmën ekonomike do të derdhen 5 mijë lekë dhe ajo do të paguajë gjithsej 1 mijë lekë për kuponët. Fakultetet të blejnë kuponët dhe do t ua japin studentëve, të cilët do të kenë subvencionin prej 1 mijë lekësh dhe do të dorëzojnë vetëm 200 lekë. Studentët duhet të paraqesin letërnjoftimin për të hyrë në provim”, - tha Berisha. Gjithashtu, Kryeministri tha se edhe sanksionet do të jenë gjithashtu shumë të qarta. “Në rast se paratë merren dhe nuk blihet letërnjoftimi, atëherë nuk do t u jepet pensioni tjetër. Dokumentin e identitetit duhet ta ketë çdo popull, nuk është standard shqiptar. Në qoftë se ne kërkojmë pajisjen me dokumentin e identitetit, kjo është e detyrueshme. Por qytetarët kanë shansin që, meqenëse janë votimet, ta marrin atë me 1/6 e çmimit. Nëse nuk do të ishin votimet, nuk do të subvenciononim asnjë qindarkë, pasi çmimi është shumë i ulët. Kushdo duhet të ndihet i detyruar për të pasur dokumentin që fakton se cili është ai. Këtë e kemi një kërkesë ligjore, të palidhur me votimet. Këto masa pavarësisht se koston e kanë të lartë dhe po të llogariten së bashku me shpenzimet e zgjedhjeve, këto bëhen zgjedhjet të paktën, 3-4 herë më të kushtueshme se të gjitha zgjedhjet e tjera, ia vlejnë plotësisht. Më vjen mirë që opozita e gjen të plotësuar këtë kërkesë të saj. Pavarësisht deklaratave politike, të cilat në vend që të përshëndesin këtë vendim që e kërkonin, tani e qortojnë. Unë kam kënaqësi që plotësohet edhe një kërkesë e opozitës. Opozita vazhdon me kritika, por ky është një problem i tyre", - u shpreh Berisha. Me sa duket, këto janë edhe masat e fundit për lehtësimin financiar të disa kategorive, të cilat janë të vlefshme deri më 15 qershor. Deri ne kete date, dy jave para zgjedhjeve, qeveria besohet se do te lërë në fuqi vendimin për të mos lejuar aplikimin e personave me pasaportë.
Ky lajm është publikuar: 16/04/2009