Krysocialisti: Faktet për lidhjen e Berishës me Gërdecin nuk mbulohen me shpifje
Autori i Lajmit: red.
Kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama reagon pas të dhënave të reja të publikuara në media lidhur me implikimin e këshilltari të kryeministrit, Sali Berisha, Fahri Balliut me të akuzuarin kryesor për tragjedinë e Gërdecit, Mihal Delijorgji. Gjatë një takimi me ish- ushtarakë, Rama deklaroi se faktet që kanë dalë nuk mbulohen dot me baltë. “Faktet që po dalin për ditë nga kanali i korrupsionit që lidh kryeministrin me Gërdecin nuk mbulohen dot me baltën e shpifjeve që gatuhet në kryeministri dhe mbush çdo ditë ekranet dhe gazetat. Përfshirja e këshilltarit politik dhe shpirtëror të Sali Berishës në ndërtimin e fabrikës së Gërdecit nuk mbulohet dot me baltën e shpifjeve për Bashkinë e Tiranë”, - theksoi Rama. Ai deklaroi se ka ardhur koha që kryeministri t u tregojë familjarëve të viktimave të vërtetën që lidh atë vetë dhe njerëzit e tij më të afërt me masakrën e Gërdecit. “Shqipëria duhet të dëgjojë këtë të vërtetë nga goja e njeriut që 4 vjet më parë u votua për të qeverisur me duar të pastra. E, ky njeri, Sali Berisha, nuk mund të përdorë çarçafët e vjetër të shpifjeve ndaj Bashkisë së Tiranës, për të mbuluar trupin e korruptuar të qeverisë së Gërdecit”, - theksoi ai. Rama më tej ka deklaruar mbështetje për ish-ushtarakët të cilët kërkojnë zbatimin e ligjit për të marrë përfitimet e tyre financiare. “Beteja juaj me qeverinë aktuale është një nga provat më domethënëse se si kjo qeveri e ky kryeministër, i cili i mori votat e shqiptarëve, ndër të tjera dhe si njeriu që premtoi zbatimin pa kompromis të çdo ligji, shkeli hapur ligjet e shtetit dhe vetë vullnetin e Gjykatës Kushtetuese. Ai pohoi se PS nuk e diskuton vendimin e Gjykatës Kushtetuese lidhur me këtë grup interesi, madje ai vendim do të jetë një detyrim i qeverisë së saj që do të dalë me votën e 28 Qershorit. “Unë besoj se kontributi juaj dhe i shoqatës suaj nuk mbaron më 28 qershor kur fillon zgjidhja përfundimtare e problemit që keni shtruar për zgjidhje mbi bazën e vullnetit të Kushtetueses. Përkundrazi, kontributi i secilit prej jush dhe i shoqatës suaj vazhdon edhe pas 28 qershorit, për reformat e mëtejshme në FA aktive”, - tha Rama. Po dje edhe kreu i G 99, Erion Veliaj ka kërkuar që të zbardhet e vërteta për tragjedinë e 15 marsit.
Ky lajm është publikuar: 16/04/2009