E Diel, 1 Nëntor 2026

Rama: Berisha të heqë dorë nga grabitja e mandatit tonë ose vendi hyn në një krizë të re politike

Share

Kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama, duke folur përpara grupit parlamentar të kësaj partie, tha se Berisha duhet të heqë dorë nga grabitja e mandatit të deputetit të PS ose vendi do hyjë në krizë të re politike. Rama i referohet mandatit të lënë nga Rudisa Seseri, që duhet të pasohet nga një deputet tjetër i PS.

Po orkestrohet tentativa e një tjetër krimi elektoral me qëllimin final vjedhjen e një mandati deputeti. Për muaj me radhë kemi kërkuar që kjo çështje e qartë të zgjidhet përmes arsyes. Por askush të mos mendojë se do na imponojë një tjetër vjedhje me procedura perverse si më 8 maj, kësaj here në sallën e Kuvendit. Kemi informuar publikun dhe komunitetin ndërkombëtar. Apeli im për kryeministrin është hiq dorë nga mandati i deputetit socialist. Mos hap një andrallë të re pikërisht kur duhet bërë çmos për të marrë statusin e vendit kandidat. Shpresojmë që ky problem të mos kthehet në një krizë të re politike në vend, tha Rama.

Shkak për këtë përplasje është bërë fakti se në listë pas Seserit ka qenë Gjon Bardhi, i zgjedhur aktualisht në krye të bashkisë së Fushë- Krujës. Si rregull, në Kuvend futet i shtati, d.m.th Edison Konomi. Kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli thotë se Bardhi nuk duhej të kishte kandiduar për kryebashkiak kur ishte në listë për deputet. Mazhoranca thotë se do e çojë këtë çështje në Kushtetuese. Opozita thotë se kjo është një zvarritje e qëllimshme përpara zgjedhjes së presidentit.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›