E Diel, 1 Nëntor 2026

Ambasadori i Kosovës në SHBA viziton Red Wingun

Ambasadori i Kosovës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Avni Spahiu, ka kaluar një pjesë të mirë të kohës të enjten në Red Wing, duke vizituar kompanitë lokale “Red Wing Shoe Co.” Dhe “Riedell Shoe Inc.”.
Vizita e tij ishte pjesë e një turneu të tij së bashku me ekipin nëpër territorin e Minnesotas. Ai ka thënë se është i interesuar të mësojë më shumë për industrinë amerikane dhe të promovojë mundësitë për investime në Kosovë.
“është një vend shumë miqësor për të bërë biznes”, është shprehur ambasadori Spahiu. Ai ka përmendur në mënyrë të veçantë rininë shqiptare si një potencial të madh për fuqi pune.
Peter Engel, drejtor i marketingut në “Shoe”, ka thënë se Kosova mund të jetë një treg i ri.
“Ne gjithnjë kërkojmë ta zgjerojmë praninë tonë ndërkombëtare”, ka thënë Engel. Ai ka thënë se shpreson se prodhimet e ”Shoe” do t’i shkonin shumë mirë rinisë së Kosovës, e cila njihet për proamerikanizmin e madh.
Mosha mesatare e popullsisë së Kosovës është 26-vjeçare dhe SHBA-ja ka marrëdhënie të mira me Kosovën, e cila shpalli pavarësinë në muajin shkurt të vitit 2008. Në “Shoe Plant” Spahiut i janë prezantuar një palë çizme. Spahiu është ambasadori i parë i Kosovës në SHBA. Presidenti i “Riedell”, Bob Riegelman, ka thënë se kompania është krenare që pati rastin ta shëtiste ambasadorin nëpër fabrikë. (The Republican Eagle)

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›