E Diel, 1 Nëntor 2026

Ambasadori i Maqedonisë në Kosovë, brenda shkurtit



Pas pranimit të shtetit kosovar, qeveria e Maqedonisë ka vendosur të thellojë bashkëpunimin me shtetin e ri. Brenda muajit shkurt pritet që Maqedonia të dërgojë në Prishtinë ambasadorin dhe personelin e ambasadës së saj. Zëdhënësi i qeverisë maqedonase, Shefik Duraku, bëri të ditur se dërgimi i trupit diplomatik pritet të ndodhë të paktën në mesin e shkurtit. “Ne mesin e muajit shkurt do të ndodhë vendosja e marrëdhënieve diplomatike me Kosovën. Pavarësisht se ne nuk kemi ende një ambasador atje, mes dy vendeve nuk ka munguar bashkëpunimi”, - u shpreh Duraku. Zëdhënësi nuk bëri të ditur emrin e diplomatit që do të caktohet në këtë post, ndërkohë Maqedonia njofton emërimin e ambasadorit edhe në Beograd. Serbia, pasi Shkupi njohu pavarësinë e Kosovës, dëboi ambasadorin maqedonas në Beograd.

28 Janar 2009

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›