Zbulohet rezoluta e KE: PS të futet menjëherë në Parlament, po pengon integrimin

Ne i bëjmë
thirrje qeverisë shqiptare që të ngrejë një komision parlamentar i cili të
hetojë zgjedhjet e 28 qershorit të vitit 2009
Tiranë, 19 Janar NOA Partia Socialiste duhet
ti japë fund bojkotit dhe kjo duhet të ndodhë brenda kuadrit të afateve ligjore
prej gjashtë muajsh duke futur deputetët e saj në Parlament, në të kundërt pengon
në mënyrë të drejtpërdrejtë integrimin e Shqipërisë dhe për rrjedhojë shqiptarët.
Është ky thelbi i një projekt-rezolute të Këshillit
të Evropës për zhvillimet politike në Shqipëri, i cili pritet më 28 janar të
votohet dhe më pas të jepet publikisht për mediat.
Agjencia NOA ka siguruar raportin e plotë në
shqip dhe anglisht të cilin mund ta lexojnë abonentët, ose çdo i interesuar, duke
dërguar një kërkesë në \n
This e-mail address is being protected from spambots. You need JavaScript enabled to view it
.
Projektrezoluta e Grupit Monitorues të
Këshillit të Evropës për angazhimet dhe detyrimet demokratike të vendeve
anëtare, qartëson se Bojkoti parlamentar i Partisë Socialiste dëmton jo vetëm
popullin shqiptar por edhe vetë aspiratat e vendit për integrimin evropian.
Kjo projektrezolutë e cila do të votohet në
Asamblenë e Këshillit të Evropës në seancën e 28 janarit, është hartuar nga Jaakko
Laakso dhe David Uilshire dhe thekson se të gjitha palët në politikë, duhet të
heqin dorë nga retorika nxitëse sepse ajo mund të destabilizojë vendin.
Këshilli i Evropës thekson se dialogu politik
duhet të kryhet në Parlament dhe jo jashtë tij madje shton se deputetët e PS, duhet
të zënë vendet e tyre në kuvend brenda 6 muajsh, siç parashikon Kushtetuta.
Ne i bëjmë thirrje qeverisë shqiptare që të
ngrejë një komision parlamentar i cili të hetojë zgjedhjet e 28 qershorit të
vitit 2009, - thuhet në draft-rezolutën e KE.
Kurse në të njëjtën kohë i bëhet thirrje opozitës
që të rikthehet në parlament dhe të bashkëpunojë plotësisht në komisionin
hetimor që duhet të ngrejë qeveria shqiptare.
Bojkoti dhe mungesa e dialogut politik,
evidenton Grupi i Monitorimit të Këshillit të Evropës dëmton funksionimin e
institucioneve demokratike në Shqipëri.
Për më tepër, rezoluta ende draft, thotë se bojkoti
i opozitës ka dëmtuar marrëdhëniet e Shqipërisë me Asamblenë Parlamentare të
Këshillit të Evropës.
Po kështu, thuhet se është e rëndësishme që të theksohet fakti se deputetët
duhet të zënë vendet e tyre në kuvend brenda 6 muajsh, siç parashikon
Kushtetuta. Në këto kushte, Asambleja e Këshillit të Evropës angazhohet të japë
ndihmën e saj në përmirësimin e klimës politike në Shqipëri dhe vendosjen e themeleve
të një dialogu politik.
e.r/NOA