E Diel, 1 Nëntor 2026

Berisha për Panon: Dita e varrimit të tij, zi kombëtare. Qeveria mban një minutë heshtje

Tiranë, 20 janar, NOA Kryeministri Berisha e
ka shpallur zi kombëtare ditën kur do të zhvillohet ceremonia funebre e të
njohurit Panajot Pano, të cilin ai e ka quajtur si legjendë e futbollit
shqiptar.

Një fakt të tillë ai e ka bërë me dijeni gjatë
mbledhjes së qeverisë, gjatë së cilës ai urdhëroi edhe mbajtjen e një minute
heshtje në fillim të saj për të gjithë ministrat në kujtim të Panos.

Legjenda e Panajot Panos mbetet e pavdekshme
dhe ai ka marrë vlerësimet më të mëdha, ka pohuar Berisha në fjalën e tij.

I përjetshëm kujtimi i futbollistit të madh.
E shpall ditë zie kombëtare, ditën e zhvillimit të ceremonisë funebre të
legjendës së futbollit shqiptar, Panajot Pano. Atë ditë, në orën 12.00 duhet të
mbahet nga të gjithë një minutë heshtje, ndërsa RTVSH të transmetojë muzikë
funebre, ka qenë urdhri i lëshuar nga kreu i qeverisë për këtë çështje.

Më pas, ai ka ngarkuar ministrinë e Kulturës që
të zhvillojë ceremonialin e varrimit të Panos dhe të përballojë të gjitha
shpenzimet e tij.

n.e/NOA

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›