E Diel, 1 Nëntor 2026

PD, Mëhilli: Rama nuk e mashtron dot Shkodrën

Tiranë, 19 janar NOA Zëdhënësja e Partisë
Demokratike, Erla Mëhilli ka reaguar sot në lidhje me deklaratën e deputetit të
opozitës Ilir Beqja i cili tha se seanca Parlamentare e jashtëzakonshme që u
zhvillua një ditë më parë për çështjen e përmbytjeve pati si qëllim vetëm
gënjeshtrën dhe se Shkodra nuk u përmbyt nga korrupsioni dhe paaftësia e
qeverisë.

Edvin Kristaq Rama nxori sot edhe një herë
për ta poshtëruar në sytë e qytetarëve të Shkodrës dhe mbarë Shqipërisë si
tellall të radhës, Beqen Junior, për të denoncuar seancën Parlamentare të
jashtëzakonshme, të thirrur pikërisht me kërkesën e qyqarit të sipërpërmendur.

Ky individ e kërkoi publikisht seancën për të
debatuar për Shkodrën, dhe po ai dhe shokët e tij e bojkotuan në zbatim të urdhrit
politik të Edvinit tha Mëhilli.

Me tellall-qyqarin e sotëm Edvini mund të
depersonalizojë veten dhe ekipin e tij, por nuk mashtron dot Shkodrën, e cila e
pa lakuriq në sallën e Këshillit Bashkiak të Tiranës, tek urdhëronte
këshilltarët e tij të votonin kundër ndihmës së emergjencës që bashkia e
Kryeqytetit do të jepte për zonat e përmbytura përfundoi zëdhënësja e PD-së.

k.k/NOA

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›