Ambasadori i ri izraelit i paraqet kredencialet Metës

Tiranë, 10 shkurt, NOA - Ministri i Punëve të
Jashtme, Ilir Meta priti ambasadorin e shtetit të Izraelit të akredituar në
Tiranë, David Cohen me rastin e paraqitjes së letrave kredenciale. Lajmi
konfirmohet nga burimet zyrtare të dikasterit të Jashtëm për agjencinë e
Lajmeve NOA, sipas të cilave në këtë takim Meta vlerësoi marrëdhëniet
tradicionale që ekzistojnë mes dy vendeve si dhe bashkëpunimin mes dy qeverive.
Në këtë kuadër, ai theksoi rëndësinë që ka
zgjerimi i këtyre marrëdhënieve në të ardhmen në interes të të dy vendeve, duke
u ndalur në veçanti në nevojën e thellimit të bashkëpunimit ekonomik.
Nga ana e tij, ambasadori Cohen theksoi
se Izraeli është i interesuar për forcimin e marrëdhënieve në të gjitha fushat
me Shqipërinë. Ai tha se populli izraelit ushqen ndjenja të thella miqësore për
popullin shqiptar.
Gjithashtu, Cohen përcolli ftesën e ministrit
të Jashtëm izraelit, Avigdor Liberman drejtuar homologut të tij shqiptar, Ilir
Meta për një vizitë zyrtare në Izrael, e cila u mirëprit prej tij.
Gjatë takimit u diskutua, gjithashtu, edhe në
lidhje me zhvillimet në Ballkanin Perëndimor dhe në rajonin e Lindjes së Mesme.
n.e/NOA