E Diel, 1 Nëntor 2026

Dy shqiptarë arratisen nga burgu i sigurisë së lartë në Greqi

Athinë, 10 shkurt, NOA- Janë dënuar për 30
grabitje dhe drejtësia greke i kish vendosur në një nga burgjet më të sigurta të
vendit, por kjo nuk i ka penguar dy shtetas shqiptarë të provojnë arratisjen.
Mediat greke raportojnë se Berti Tabaku 22 vjeç dhe Nderim Disha 20 vjeç janë
arratisur nga burgu i ishullit të Rodosit në Egjeun Lindor në Greqi.

Autoritetet greke kanë deklaruar se të
burgosurit kanë mundur të arratisen duke prerë me sharrë metali hekurat e
qelive. Pasi kanë dalë në oborrin e burgut dy shqiptarët kanë mundur të kapërcejnë
perimetrin e sigurisë.

Ngjarja ka alarmuar policinë helene. Ministria
e Drejtësisë ka njoftuar se ndaj gardianëve do të merren masa të rënda. Policia
ndërkohë ka nisur hetimet dhe kontrollin e zonës për të bërë të mundur kapjen e
dy shtetasve shqiptare.

xh.q/NOA

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›