Prokuroria i kthen makinën e vjedhur Gatusos

Tiranë, 10 shkurt, NOA- Makina e futbollistit italian,
Gennaro Gatuso, e vjedhur dhe e trafikuar në Shqipëri më në fund i është kthyer
pronarit të saj. Lajmi konfirmohet nga Prokuroria e Përgjithshme e cila në bashkëpunimit
me autoritetet Italiane ka bërë të mundur transferimin e automjetit tip Range
Rover në shtetin fqinj.
Në njoftimin zyrtarë prokuroria bënë të ditur
se është bërë i mundur dhe transferimi në vendet e origjinës për 6 automjete të
tjera luksoze të cilat ishin në Shqipëri pa dokumente. Automjetet u janë
vjedhur dhe më pas shitur në Shqipëri shtetasve nga Norvegjia dhe Greqia. Prokuroria e Përgjithshme
sqaron se identifikimit dhe përmbushja e procedurave u bë pas vendimeve
gjyqësore të Gjykatave të Tiranës dhe të Shkodrës.
Veç makinës së futbollistit italian, janë
kthyer në Greqi dhe një automjet i tipi Porche Carrera, një Mercedes E320
dhe një Benz Mercedes E280. Gjithashtu, në bashkëpunim me autoritetet norvegjeze dhe prokuroritë
e Tiranë dhe Tropojë janë kthyer në vendin e origjinës dhe dy automjete Benz Mercedes
A140 dhe Volsvageb Eos.
xh.q/NOA