Ambasadori iranian, asnjë rrezik për jetën, pas infarktit
Autori i Lajmit: Redaksia
Kurohet në Universal Hospital Tirana, pas infarktit të miokardit që po kalonte. Ambasadori i ri i iranian në Shqipëri, Ali Amouie, iu nënshtrua një procedure koronare dhe më vonë një ndërhyrjeje kirurgjikale by-pass në zemër, në spitalin UHT, të premten në mbrëmje, pas një shoku kardiogen si pasojë e infarktit kardiak në evolucion që po kalonte. Ambasadori Amouie erdhi në gjendje shoku kardiogen në repartin e Urgjencës të Universal Hospital Tirana të premten në mbrëmje, - tha zyra e shtypit të UHT. Pas ekzaminimit të menjëhershëm, u krye procedura e angiografisë koronare nga mjekët specialistë Dr. Onur Erdoğmuş dhe Dr. Gerti Knuti. Arteria e bllokuar e zemrës u lirua, por gjendja e analizuar gjatë procedurës indikonte interventin kirurgjikal by-pass. Operacioni u krye nga mjekët kardiokirurgë Dr. Klodian Krakulli dhe Dr. Ernesto Tappainer. Pas operacionit, ambasadori u kurua për tre ditë e gjysmë në Repartin e Terapisë Intensive përpara se ai të transferohej në një nga dhomat private të ambienteve të UHT. "Edhe pse rasti i ambasadorit ishte i vështirë, për shkak se ai mbërriti në spital pothuajse në gjendje shoku kardiak, ai është duke u përmirësuar dhe rikuperuar normalisht", -shpjegon Dr. Krakulli. Ambasadori më i ri i sapoemëruar ka mbërritur në Tiranë vetëm dy ditë para se të shtrohej në Universal Hospital Tirana. Duke mos pasur të afërm të tij, kanë qenë zyrtarët e ambasadës iraniane në Tiranë dhe një mik i familjes, të cilët janë interesuar për të. Gjithashtu, ai është vizituar nga ambasadori i Republikës së Turqisë në Tiranë, Hasan Aşan, ditën e martë teksa ndodhej në repartin e terapisë intensive në UHT. Amouie ka shprehur në mënyrë të përsëritur falënderimet e shumta për të gjithë stafin e Universal Hospital Tirana për mbështetjen, mikpritjen dhe kujdesin e tyre.
Ky lajm është publikuar: 28/03/2010