Ora e Tokës, Shqipëria fik dritat për 60 minuta
Autori i Lajmit: Redaksia
Shqipëria i bashkohet aktivitetit global më të madh mjedisor "Earth - Hour" dhe të shtunën e fundit të marsit, 27 mars, në orën 20:30 të gjithë fikën dritat dhe aparaturat e tepërta elektrike për 1 orë! Kjo është "Ora e Tokës". Ky është viti i dytë i organizimit të "Ora e Tokës" në Shqipëri, nga ana e "ANEP - Shoqata për Politika të Reja të Mjedisit". Në nivel global "EH - Earth Hour" është iniciative e ËËF - Ëorld Ëild Fund. Nga viti i parë i eventit e deri tek i katërti, kjo iniciativë ka njohur rritje nga 1 milion njerëz në Sidnei në 2007, në 1 miliard në gjithë botën në 2009. Sivjet synimi i EH është që të ketë mbi 1 miliard pjesëmarrës: 1 në çdo 6 banorë të planetit. Kemi konfirmimin e qytetit të Tiranës dhe Vlorës që kanë marrë kështu statusin "Earth Hour City 2010". Po ashtu shpresojmë ende në pjesëmarrjen e Shkodrës, Fierit, Elbasanit, Korçës, Durrësit, etj. Vitin që shkoi në botë u fik për 1 orë ndriçimi Kullës Eiffel, Koloseu, Syri i Londrës, Ura Bruklin, stadiumi "Foleja e Zogut", Porta e Brandenburgut, Statuja e Jezu Krishtit në Rio de Zhanejro, etj. Këtë vit, ambasadorë të Orës së Tokës në Shqipëri janë njerëz të njohur si: Petrit Vasili, Gjergji Bojaxhi, Taulant Bino, Sonila Meço, Anila Basha, Shezai Rrokaj, Artan Lame, Saimir Kodra, Mihallaq Qirjo, të cilët i janë bashkuar me dëshirë kësaj përpjekjeje për të nxitur sa më shumë shqiptarë ti bashkohen kësaj iniciative globale.
Sot, ora kalon 60 minuta para
Duke filluar sot, 28 mars akrepat e orës do të lëvizin 60 minuta përpara. Ky ndryshim fillon javën e fundit të marsit e përfundon në javën e fundit të muajit tetor, kohë kur nis edhe aplikimi i orarit të ri, atij me 60 minuta pas. Konkretisht, në orën 03:00 të datës 28 mars (sot), akrepat shkuan një orë para dhe kjo gjë ndodhi në të njëjtën kohë për të gjitha vendet e Bashkimit Evropian, ora e të cilave ndryshoi në të njëjtin çast. Ndryshimi i orës në Evropë filloi të aplikohej në vitin 1974, pas krizës së parë të naftës. Vendet vendosën të ndryshonin kohën për të shfrytëzuar më pak energjinë elektrike e më shumë atë diellore. Evropa miratoi ligjin për ndryshimin e orës në vitin 1981.
Ky lajm është publikuar: 28/03/2010