E Diel, 1 Nëntor 2026

Ambasadori italian: Liberalizimi i vizave, afër



Liberalizimi i vizave për qytetarët shqiptarë do të ndodhë së afërmi dhe një fakt të tillë e konfirmoi dje nga Shkodra ambasadori italian në Shqipëri, Saba d’Elia. “Jemi ndër mbështetësit më të bindur të mundësive që ka Shqipëria për të qenë pjesë e Bashkimit Evropian, si mund të them, avokatët më të mirë të saj. Flitet prej kohësh për perspektivën e liberalizimit të vizave. Ajo që mund të ripërsëris, janë fjalët e ministrit të Jashtëm Frattini, i cili në një vizitë pak muaj më parë në Shqipëri është shprehur qartë për heqje të regjimit të vizave”, - tha ambasadori italian. Ai foli më tej për rëndësinë e zgjedhjeve të ardhshme. “Zhvillimi i këtyre zgjedhjeve dhe fakti që ato, ashtu si ne të gjithë shpresojmë dhe jemi të bindur se do të jenë korrekte dhe transparente, është një element që do të ndikojë pozitivisht në përmbushjen e objektivit që ka Shqipëria për t’u bërë sa më shpejt pjesë e familjes evropiane”, - theksoi ambasadori italian.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›