'Dosjet', Kushtetuesja rrëzon qeverinë
Gjykata Kushtetuese ka marrë së fundi një "goditje nën brez" nga Këshilli i Ministrave. Edhe pse zbatimi i ligjit për pastërtinë e figurave është pezulluar, qeveria ka hapur dosjet e anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese dhe me to ka shantazhuar hapur dje këta të fundit, duke u kërkuar që të heqin dorë nga gjykimi i kërkesës së një grupi deputetësh të majtë, Komitetit Shqiptar të Helsinkit dhe Shoqatës Kombëtare të Prokurorëve, për të shpallur si antikushtetues këtë ligj, shantazh i cili, megjithëse ka tronditur trupën gjykuese, nuk ka i shërbyer qëllimit final të ekzekutivit për të bllokuar veprimtarinë e këtij institucioni, pasi kolegji i gjyqtarëve kushtetues e ka rrëzuar këtë kërkesë si hipotetike.
Kërkesa
Gjykata Kushtetuese ka hapur dje për herë të dytë seancën plenare për gjykimin e tre kërkesave të mbëritura nga tre subjekte të ndryshme për të shpallur si antikushtetues ligjin "Për pastërtinë e figurës së zyrtarëve të lartë dhe të zgjedhurve të pushtetit vendor".
Por që në fillim gjykata ka hasur në kërkesën paraprake të përfaqsuesit të Kshillit të Ministrave, zëvendësministrit të Drejtësisë Viktor Gumi për të larguar nga trupi gjykues i Gjykatës Kushtetuese 4 prej 9 anëtarëve, me argumentin se ata janë në konfikt interesi me gjinin objekt shqyrtimi, për shkak të detyrave që kanë mbajtur gjatë viteve të sistemit totalitar komunist.
Me insistimin e vet kryetarit të kësaj gjykate, Gumi ka lexuar përpara trupit gjykues dhe pjesmarrësve në seancën e djeshme kërkesën e plotë me emrat dhe vendimet penale të karakterit politikë, të dhëna nga 4 gjyqëtarët e atakuar prej qeverisë dhe konkretisht të Vladimir Kristos, Petrit Plloçit, Fehmi Abdiut dhe Kujtim Putos.
"Këshilli i Ministrave paraqet kërkesë paraprake për përjashtimin nga gjykimi gjyqësor i katër anëtarëve. Kërkesa paraprake për përjashtimin e 4 gjyqëtarëve bazohet në në tekstet e vendimeve gjyqësore ku këta gjyqtar kanë marrë pjesë ne cilësinë e prokurorit ose gjyqtarit dhe të cilat janë vendimet penale të denimit me karakter politikë.
Këto subjekte dhe këto vepra penale janë objekt i nenit 3 dhe 4 e ligjit për pastërtinë e figurës së funksionarëve të lartë të miratuar në dhjetor të vitit 2008", - deklaroi zëvendësministri i Drejtësisë gjatë seancës së djeshme.
Kjo ka vënë në pozitë të vështirë gjyqëtarët, të cilët janë detyruar që në respekt të procedurave ligjore të tërhiqen dhe për më shumë 50 minuta të diskutojnë për të marrë një vendim lidhur me këtë kërkesë.
Me rifillimin e seancës kryetari i gjykatës, Vladimir Kristo, për të shmangur nga ana formale konfliktin e interesit meqënëse kërkesa e qeverisë kishte dhe atë si objekt, ia ka lënë relatorit të çështjes Sokol Berberi shpalljen e vendimit për rrëzimin e pretendimeve të qeverisë.
"Gjykata vendosi rrëzimin e kërkesës si të pambështetur. Gjykata është shprehur në disa vendime të saja se kryerja e misionit kushtetues ka përparësi në rastet që mund të krijojnë bllokime të këtyre institucioneve.
Pra në rastin e pretendimeve për paanshmëri në raport me bllokimin e institucionit kushtetues gjykata është shprehur që ka përparësi mosbllokimi i institucionit. Argumenti i dytë është se pretendimet janë hipotetike dhe nuk gjejnë mbështetjen në nenin 36 dhe 37 të ligjit", - u shpreh Berberi.
Argumentat
Pasi ka anashkaluar këtë moment të vështirë Gjykata ka vijuar seancën me degjimin e pretendimeve të subjekteve që kanë paditur ligjin si dhe subjekteve të interesuara, Kuvendit dhe Qeverisë.
Përfaqsuesja ligjore e grupit të deputetëve socialistë, Shega Ligori ka paraqitur edhe një herë në mënyrë të shkuartuar pretendimet e deputetëve ankimues se ligjit i dosjeve cenon rëndë Kushtetutën në më shumë se 20 nene të saja, duke cenuar në këtë mënyrë të drejtat dhe liritë e njeriut, të drejtën për tu zgjedhur etj.
Gjithashtu në të njëjtën linjë ka qënë edhe përfaqsuasja e Komitetit Shqiptar të Helsinkit Vasilika Hysi, e cila në ndryshim nga parafolësja ka shprehur se e vetmja gjë pozitive e këtij ligji është sanksionimi i të drejtës për çdo shtetas për tu informuar mbi ndjekësit apo persekutorët e tij, por duke denoncuar në tërësi gjithë frymën e këtij ligji.
Ndersa përfaqsuesit e Kuvendit dhe Qeverisë në parashtresën e qëndrrimeve të tyre kanë theksuar domosdoshmërinë që kan shoqëria shqiptare për tu shkëputur një herë e mirë nga sistemit komunistë.
Tabelë
Kërkesa
Paraqesim kërkesën për pëjashtimin e gjyqtarit Vladimir Kristo sepse ka marrë pjesë në cilësinë e prokurorit në dhënien e vendimit numër 7 të datës 14.01.1981 për veprën penale të agjitacionit dhe propagandës.
Vendimin numër 10 të datës 16.01.1981 vepra penale e mbetur në tentativë për agjitacion dhe propagandë.
Vendimi numër 23 i datës 06.02.1981 për veprën penale agjitacion dhe propagandë.
Vendimi numër 43 i datës 24.04.1981 për evprën penale agjitacion dhe propagandë.
Gjyqtarin Petrit Plloçi se ka marrë pjesë në cilësinë e gjyqtarit të vendimit penal numër 17 të datës 20.01.1988 për veprën penale politike të aratisjes.
Vendimin 241 datë 17.09.1988 për veprën penale politike për agjitacion dhe propagandë.
Vendimi 94 të datës 03.04.1989 për veprën penale politike të aratisjes jashtë shtetit.
Gjyqëtarit Fehmi Abdiu sepse ka marrë pjesë në cilësinë e gjyqtarit në dhënien e vendimit penal numër 79 të datën 09.04.1981 për veprën penale politike për agjitacion dhe propagandë kundër shtetit.
Vendimin 259 të vitit 1987 për veprën penale politike të agjitacionit dhe propagandës.
Vendimin 70 datë 20.03. 1987 për veprën penale agjitacion dhe propagandë kundër shtetit
Gjyqëtarin Kujtim Puto sepse ka marrë pjesë në cilësinë e gjyqtarit në dhënien e vendimit 26 të datës 12.03.1981 të veprës penale për agjitacion dhe propagand.
Vendimin 147 të datës 31.12.1975 për veprën penale politike të agjitacionit dhe propagandës kunder shtetit.
KQZ
Partia Socialiste këmbëngul në kërkesën e saj për të prodhuar fletë votimi me element të lartë sigurie, të pamundshme për tu fallsifikuar. Edhe një herë dje përfaqsuesi i PS-së në KOmisionin Qëndror të Zgjedhjeve, Genci Gjonçaj ka shtruar për shqyrtim kërkesën e subjektit të tij politikë për të bërë të mundur prodhimin e fletëve të votimit të sigurta dhe të pafalsifikueshme.
Duke marrë fjalën në diskutimin e çështjeve jashtë rendit të ditës Gjoncaj u shpreh se fletët e votimit janë analizuar nga disa ekspertë të PS-së dhe pas analizimit të tyre ka rezultuar se ato nuk përmbushnin elementët e sigurisë. Sipas tij nga analizimi i fletëve vihet re se ato janë me elementë të thjeshtë sigurie.
Gjithashtu ai ka hedhur dyshime edhe lidhur me stemën dhe logon e KQZ-së të stampuar në fletën e votimit, duke bërë të qartë se ato janë bardh e zi, çka lë mundësi që të jenë lehtësisht të fallasifikueshme me anë të fotokopjimit.
Prandaj ai kërkoi nga KQZ-ja që logoja dhe stema e KQZ-së në fletën e votimit të mos jenë bardh e zi. "Ngjyra bardh e zi e fletëve të votimit rrit mundësinë e fallsifikimit të tyre",- tha Gjoncaj. Nderkohë nga ana tjetër përfaqsuesi demokrat në këtë komision Njazi Kosovrasti i ka konsideruar pretendimet e socialistëve si të pambështetura në fakte, duke kërkuar nga KQZ që të vijojë me rendin e ditës.
"Më vjen keq që në këto momente, socialistët hedhin dyshime jashtë çdo principi",- tha Kosovrasti. Edhe kryetari i KQZ-së, Arben Ristani ka dalë në krah të përfaqsuesit demokrat, duke bërë të qartë se një kërkesë e tillë është e vonuar në kohë dhe për rrjedhojë e pamundur për tu marrë në konsideratë, pasi tashmë tenderi për përfituesen e kompanisë që do të marrë përsipër prodhimin e fletëve të votimit është në përfundim.
"Pse nuk i thatë pretendimet tuaja me 5 mars kur u miratuan kriteret e përmbajtjes së fletës së votimit. Procedurate tenderimit jane gati në fund dhe është tepër vonë për tu marrë në konsideratë", - tha Ristani.
Gjatë seancës së djeshme institucioni qëndro i administrimit të procesit zgjedhor nuk ka mundur dot të miratoj as rregulloren e funksionimit të vet, për shkak të qëndrimeve të kundërta që kanë patur palët në debat për qëllimin e kësaj rregulloreje.
"Duke parë përmbajtjen e rregolloeres të jepet përshtypja se kjo është rregullore për procedurat e mbledhje të KQZ-së. Në zbatim të nenit 21 pika 45 të kodit, duke përfshirë dhe mbledhjet kjo rregullore duket sikur rregullon më shumë mbledhjet e saj sesa funksionimin e saj.
Elementi bazë që mungon ka të bëjë me adminsitratën", - tha përfaqsuesi socialistë Genci Gjonçaj. Por sipas Ristanit çështja e organizimit dhe funksionimit të administratës do ti përkasë një rregulloreje të re.
"Duhet të ketë 2 rregullore. Rregullorja e funksionimit të KQZ-së dhe rregullorja e adminsitratës. Propozim që rregullimi i personelit të shërbimit civil dhe jocivil të hiqet", - tha Ristani. Si pasojë e mosmarrëveshjeve KQZ ka shtyrë diskutimin dhe miratimin e kësaj rregulloreje, pa mundur që të kalojë as nenin 1 të sajë.
Asambleja
Partia Socialiste mbledh sot Asamblenë Kombëtare, si institucioni më i lart vendimarrës mes dy kongreve, për të miratuar edhe në mënyrë formale kriteret e përzgjedhjes së kandidatëve për deputetë në zgjedhjet e ardhëshme parlamentare të 28 qershorit.
Pavarsisht se ky proces është thuajse i përfunduar, PS kërkon sot me asamblenë dhe në datë 13 me kogresin electoral ti jap atij edhe një formë ligjore, konformë përcaktimeve që bënë statuti dhe rregullorja e partisë.
Megjithëse selia rozë i ka mbajtur secrete këto kritere, burime pranë saj bëjnë të ditur se ashtu si edhe në zgjehdjet e mëparshme rëndësi i është kushtuar figurës së individëve dhe integritetit moral të tyre në sytë e opinionit public.
Gjithashtu një kriter tjetër që është mbajtur parasysh deri më tani gjatë procesit të konsultimeve me kandidatët për deputetë është edhe ai i formimit professional. Nderkohë që nuk përjashtohen edhe kriteret bazë që kanë të bëjnë me arsimimin, edukimin etje, ku natyrisht preferohen ata idividë që gëzojnë grata dhe tituj shkencor.
Përcaktimi i kritereve është një nga pikat më të rëndësishme në rendin e ditës së këtij forumi të lartë vendimarës, por jo e vetmja, pasi gjatë ditës së sotme është parashikuar edhe diskutimi mbi programin electoral dhe qeverisës që PS ka përgatitur në gati 18 muaj gjatë Dialogut me Shqipërinë.
Nuk bëhet fjalë për diskutimin e gjithë programit në 1 mijë faqet e tija, por vetëm të disa tezave kryesore që kanë bëjnë me 7 fushat që PS ka shpallur edhe si më themeloret në këtë draft.
Asambleja pritet gjithashtu të diskutoj edhe për koalicionin e ardhshëm politikë me të cilin do të garrojë në zgjedhjet e 28 qershorit, për të cilin pritet të merret dhe një vendim për autorizimin e kryetarit të partisë për të negociuar dhe firmosur marrëveshjet përkatëse me secilën prej forcave aleate. Pjesë e diskutimeve në mbledhjen e sotme do të jetë edhe një raportimi i sektorit të organizimit lidhur me ecurin e procesit electoral brenda partisë.