E Diel, 1 Nëntor 2026

Ambasadorja britanike: Presidenti i ri duhet të jetë figurë uniteti

Share

Ambasadorja britanike në Tiranë, Fiona McIlwham, duke folur në emisionin Tonight të Ilva Tares tha se vendit i duhet një president që përfaqëson unitetin. Roli i Presidentit është përcaktuar nga Kushtetuta. Dhe siç e thatë dhe ju ideja është që Presidenti të jetë figurë uniteti. Nuk ka dyshim që kjo është e vështire të arrihet në një demokraci relativisht të re. Por kjo duhet të jetë aspirata. Nuk mund të jetë për individë apo luftë politike. Këto pozicione dhe institucioni i Presidentit janë tepër të rëndësishëm. Edhe aspirata për anëtarësim në BE është tepër e rëndësishme për tu humbur në luftëra personale, tha ambasadorja. Mendoj se fryma e Kushtetutës është e qartë. Ideja është që Presidenti të jetë figurë e unitetit kombëtar. Duhet të pyesni Ambasadorin amerikan se çfarë saktësisht do të thotë ai me konsultime aktive. Ndjesia e ndërkombëtarëve është se do të ishte mirë që procesi që do shoqëroje zgjedhjen e Presidentit të jete gjithëpërfshirës dhe bashkëpunues. Ky është mesazhi jonë. Por mund të pyesni edhe koleget e tjerë.

Duke komentuar sulmet e mazhorancës mbi prokurorinë, ajo tha se sulme të tilla nuk janë thjesht sulme personale, po më shumë se kaq. Mendoj se është shumë e drejtë që sulmet ndaj individëve apo institucioneve janë të dëmshme sepse ata dëmtojnë besimin, potencialisht tek ai institucion por edhe tek bashkëpunimi midis institucioneve të tjera, për shembull tek drejtësia penale. Nuk duhet parë thjesht si sulm personal mendoj se shkon më gjerë se kaq dhe prandaj duhet të kontrollohet. Duhet të investohet më pozitivisht tek institucionet e theksoj kjo është edhe një herë tepër e rëndësishme, tha McIlwham.

Ambasadorja britanike tha se imuniteti i gjyqtarëve duhet kufizuar. Ajo solli shembullin e Britanisë. Ne në Britani kemi imunitet funksional. Gjykatësit apo zyrtarët kanë imunitet brenda detyrave zyrtare që kryejnë por jo jashtë kësaj, pra nuk kanë licencë të bëjnë çfarë të duan, nuk kanë imunitet jashtë detyrës zyrtare.

E pyetur për ndryshimet në kodin zgjedhor, ajo tha se suksesi do varet tek zbatimi i tij. Shpresoj shumë që të zbatohet më mire, dhe zbatimi është një pikë shumë e rëndësishme tani. Mendoj se ligji në tërësi është mjaft i mirë, këtë e ka thënë edhe ODIHR. Tani çështja është përmirësimi, kurimi, identifikimi dhe rregullimi i disa mangësive. Por në fund të fundit ajo çfarë do të vendosë suksesin e këtij kodi të ri të përmiresuar elektoral do të jetë vullneti politik për ta zbatuar atë siç është rënë dakord.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›