Propozimi i PS: Kryeministri të hetohet edhe pasi lë detyrën. PD, kundër
Në kuadër të ndryshimeve në Kodin Penal, ligjvënësit socialistë kanë propozuar një paketë ku trajtohet hetimi i zyrtarëve të lartë pasi lënë detyrën. Në propozimin e parë të PS është bërë një shtesë në nenin 45 të Kodit Penal, sipas së cilës, kryeministri dhe ministrat hetohen për veprat penale që kanë kryer gjatë detyrës edhe kur e kanë lënë atë. Një tjetër amendim i PS ka të bëjë me falsifikimin e statistikave zyrtare. Një vepër e tillë dënohet deri në pesë vjet burg. Opozita ka propozuar edhe forcimin e masave ligjore ndaj atyre që pengojnë zbardhjen e vendimeve të gjykatave. Po ashtu propozohen masa më të forta për ata që ushtrojnë dhunë në familje.
Por mazhoranca është shprehur kundër këtyre propozimeve të PS. Sipas tyre, hetimi i kryeministrit dhe ministrave pasi lënë detyrën është i rregulluar me ligj që tani. Edhe manipulimi i statistikave zyrtare është në ligjin ekzistues. Sipas PD, opozita po tenton të shtyjë miratimin e ligjeve qëllimisht.