E Diel, 1 Nëntor 2026

Ambasadorja britanike interesohet për procesin zgjedhor në Shqipëri



Ambasadorja e re e Mbretërisë së Bashkuar në Shqipëri, Fiona McIlëham, gjatë takimit që zhvilloi dje me kryeministrin Berisha kërkoi informacion mbi ecurinë e procesit zgjedhor në Shqipëri. Kryeministri foli për ecurinë e procesit zgjedhor dhe theksoi vullnetin dhe vendosmërinë e qeverisë shqiptare për garantimin më 28 qershor të zgjedhjeve të lira dhe të drejta. Më pas kryeministri Berisha i shprehu urimet më të mira dhe suksese në misionin e saj shumë të rëndësishëm, si dhe e siguroi ambasadoren se në misionin e saj do të ketë gjithnjë përkrahjen e tij dhe të qeverise që drejton. Kryeministri shprehu kënaqësinë për nivelin e marrëdhënieve në mes dy vendeve si dhe mirënjohjen për përkrahjen që Mbretëria e Bashkuar i ka dhënë Shqipërisë për anëtarësimin në NATO dhe integrimin në Bashkimin Europian.
Ambasadorja e siguroi kryeministrin Berisha se gjatë misionit të saj në Shqipëri do të punonte për zgjerimin e forcimin e marrëdhënieve. “Anëtarësimi i Shqipërisë në NATO është një arritje e rëndësishme për vendin tuaj por dhe një garanci me e madhe për marrëdhëniet dhe bashkëpunimin në mes dy vendeve tona”, - tha ambasadorja.

10 Qershor 2009

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›