Transparency International: “Partitë të bëjnë publike burimet e financimit”
Raporti paraprak: “Partitë ende nuk kanë publikuar programet elektorale”. “Sistemi i ri zgjedhor ka dobësuar demokracinë e brendshme të partive”
Eljona Ballhysa
Organizata “Transparency International” me prezencën e saj në Shqipëri ka kërkuar gjatë një deklarate për mediat që partitë politike të bëjnë publike burimet e financimit të fushatës elektorale. Gjatë prezantimit të një raporti paraprak mbi situatën e përgatitjes së zgjedhjeve në Shqipëri, një ndër përfaqësuesit e kësaj organizate ndërkombëtare në Shqipëri, Endri Shabani, ka bërë të ditur se ende mbeten anonimë financuesit e fushatave elektorale të partive politike në Shqipëri. Në këtë kuadër TIA ka kërkuar që bëhen publike jo vetëm faturat e shpenzimeve për çdo miting, por edhe burimet e financimit. TIA shprehu shqetësim për mungesën e transparencës së burimeve financiare duke hedhur dyshimin se fshehja e burimeve të financimit krijon dyshime për financime të paligjshme. Gjatë deklaratës për shtyp Shabani kërkoi të bëhen publike CV-të e kandidatëve dhe programet elektorale të partive politike.
Financimet
“Ne u bëjnë thirrje partive politike që në kuadër të rritjes së transparencës ata të bëjnë publik burimin e financimit të fushatës elektorale. Partitë duhet të publikojnë faturën financiare pas çdo takimi elektoral dhe burimin e të ardhurave për organizimin e tij. Gjithashtu partitë politike duhet të publikojnë regjistrin e dhurimeve financiare. Ndërsa qeverisë i kërkojmë që të publikojë listën e subjekteve private që kanë marrë pjesë në tenderimet publike. Në bazë të ligjit, këto subjekte nuk lejohen të financojnë fushatat elektorale. Vetëm pasi të bëhen publike këto të dhëna mund të shuhen dyshimet për financime të dyshimta të fushatave elektorale”, - është shprehur përfaqësuesi i Transparency International Albania, Endri Shabani. Gjatë fjalës së tij Shabani ka kërkuar që partitë politike të bëjnë publike programet elektorale, pasi duke u bazuar nga opinioni i njerëzve, ka shumë të tillë që kanë vënë në dyshim ekzistencën e programeve elektorale të partive politike shqiptare. Po kështu ai kërkoi publikimin edhe të CV-ve të kandidatëve për deputetë në mënyrë që të njihen nga njerëzit, ndërsa vlerësoi se lista e kandidatëve u hartua në mënyrë jotransparente nga partitë politike.
Programet
“TIA u drejtohet partive politike me disa kërkesa konkrete për rritjen e transparencës financiare, por edhe të transparencës me listat e kandidatëve apo me programet elektorale. TIA vëren se publiku është njohur në mënyrë krejt sipërfaqësore me programet elektorale, ku jo rrallë është vënë në dyshim dhe ekzistenca e tyre. Ne vlerësojmë se është shumë e rëndësishme që publiku të njihet me programin e partisë për të cilën do të votojë, prandaj u kërkojmë partive politike që të publikojnë programin e elektoral me të cilin ato synojnë të qeverisin vendin”, - shkruhet në raportin e TIA-s. Por në deklaratën e tyre për zgjedhjet e 28 qershorit, drejtuesit e këtij organizmi në vendin tonë kanë vënë në dukje edhe faktin se sistemi i ri zgjedhor ka dobësuar demokracinë e partive.
“TIA vlerëson se sistemi i ri zgjedhor ka dobësuar demokracinë e brendshme të partive. TIA vlerëson se hartimi i listave të kandidatëve për deputetë u realizua në mënyrë jotransparente, ndaj për këtë qëllim kërkojmë publikimin e CV-ve të kandidatëve në mënyrë që të përjashtohen nga lista kandidatët që kanë papajtueshmëri funksioni”, - shkruhet në raportin e TIA-s.
10 Qershor 2009