Stomatologet e rinj i nenshtrohen testit
Stomatologët e ardhshëm i janë nënshtruar provimit të shtetit. Për rreth një orë studentët që kanë përfunduar fakultetin në vitin 2010 kanë zgjidhur elektronikisht testin e përbërë nga pyetje me alternativa dhe menjëherë pas përfudimit të tij janë njohur me rezultatin e përfituar, i cili është pozitiv vetëm nëse kandidati merr 50% të pikëve. Gjatë testimit të rinjtë mbikqyreshin jo vetëm nga adminstratorët, por edhe nga një sistem monitorimi me kamera. Pas studentëve të Stomatologjisë do të jenë studentët e Mjekësisë së Përgjitshme, Infermierisë, Farmacisë dhe Fizioterapisë ato që do t’i nënshtrohen provimit të shtetit, test i detyrueshëm ky, pa kalimin e të cilit të rinjtë nuk mund të punësohen.