E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ambasadorja gjermane: Mbështesim konsensusin për presidentin e ri

Share

Po shtohen qëndrimet e diplomatëve perëndimorë për një president të ri konsensual duke parë se situata në këtë drejtim nuk është aspak premtuese për shkak të qëndrimit të mazhorancës. Ambasadorja gjermane në Tiranë, Karola Mueller- Holtkemper ka bërë të ditur se vendi i saj mbështet një proces konsensual dhe një president të ri që të jetë në lartësinë që kërkon kjo detyrë. Gjatë një vizite në qytetin e Burrelit, zonja Holtkemper, e pyetur nga gazetarët, tha se presidenti duhet të zgjidhet sipas rregullave dhe kushtetutës vendase, por nënvizoi se për pozicionin në fjalë, mirëpritet një kompromis mes palëve dhe se kandidati duhet të ketë disa cilësi të veçanta për të qenë në krye të shtetit. Presidenti duhet të zgjidhet sipas rregullave. Shqipëria e ka një Kushtetutë ku përcaktohet qartë se si zgjidhet presidenti, por ne mbështesim një konsensus mes palëve për të gjetur një emër që ka cilësitë e veçanta për të qenë president, tha ambasadorja Holtkemper.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›