E Diel, 1 Nëntor 2026

Korrupsioni me pronat, në pranga 5 zyrtarë

Share

(E PERDITESUAR)- Të mërkurën pasdite kanë rënë në pranga 5 zyrtarë të administratës publike nga agjencia rajonale që merret me çështjen e pronave. Ata akuzohen për manipulim të dokumentacioneve për prona në bregdetin e Spillesë në Kavajë. Të arrestuarit akuzohen se do ti kthenin një familjeje një pronë-shtet në bregdet me sipërfaqe prej 79 ha.

“Këta shtetas akuzohen se në bashkepunim me njëri tjetrin, duke përfituar nga pozita zyrtare dhe nëpërmjet falsifikimeve, i kanë kthyer trashëgimtarëve të familjes Jenisheri një pronë prej 79 dynym, duke e spostuar pronën e kthyer nga vendndodhja reale në bregdetin e Komunës Gos Kavajë, si dhe duke ndryshuar dhe zërin kadastral nga tokë ranishte në arë”, thuhet në deklaratën e policisë.

Policia sqaron se prona në fjalë është sekuestruar, ndërsa sqarohet se këta persona kanë kryer dhe transaksione shit-blerjeje të tokës, me çmime shumë herë më të ulëta se vlera reale e tregut të tokës në këtë zonë.

Operacioni Policor Pronë e Spostuar, u krye në bashkëpunim me Njësinë e Përbashkët Hetimore, Task-Forcë, Tiranë dhe Drejtorinë e Forcës së Posaçme Operacionale dhe në kuadër të tij u bë i mundur arrestimi në flagrancë i shtetasve:

Bledar Josif Dervishaj, vjeç 35, banues në Tiranë, ish-Drejtor i Zyrës Rajonale të Kthimit dhe Kompensimit të Pronave Tiranë,

Ali Rustem Aliaj, vjeç 50, banues në Tiranë, ish Përgjegjës i Sektorit Juridik në Zyrës Rajonale të Kthimit dhe Kompensimit të Pronave Tiranë.

Dhimiter Foto Papa, vjeç 49, banues në Tiranë, ish Topograf në Zyrës Rajonale të Kthimit dhe Kompensimit të Pronave Tiranë, aktualisht me detyrë hartograf pranë Zyrës Vendore të Rregjistrimit të Pasurive të Paluajtshme Tirane,

Merita Shaqir Gjinali, vjeç 49, banuese në Tiranë, ish topografe në Zyrën Rajonale të Kthimit dhe Kompensimit të Pronave Tiranë.

Ata akuzohen për veprën penale të shpërdorimit të detyrës dhe falsifikimit të dokumenteve nga personi që e ka për detyrëe kryer në bashëpunim të parashikuara nga neni 248, 186/2 dhe 25 të Kodit Penal.

Po në kuadër të këtij operacioni u bë dhe arrestimi i Niazi Hysni Ademi, vjeç 48, banues në Durrës, Topograf i liçensuar, aktualisht punonjës Ujësjellësi Durrës, i cili akuzohet për veprën penale të falsifikimit të dokumenteve dhe ekspertim i rremë të parashikuara nga nenet 186 e 309 të Kodit Penal .

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›