INTERVISTA/ Presidenti Topi në Fiks Fare: Ja pse dështoi puçi i shtetit
Presidenti flet në emisionin e njohur. I pyetur nëse do votonte për Topallin apo Berishën president, ai thotë se pavarësisht çfarë shpreh unë, janë të tjerët që numërojnë votën në emrin tim. Presidenti ka edhe një këshillë mjekësore: çdo njeri në edukatën shëndetësore që e merr qysh në fëmijëri, është mirë që ta ndjekë vetveten
Saimiri – Kam kënaqësinë miq të nderuar t’ju them që do të jetë këtu mes nesh, zonja dhe zotërinj Presidenti i Republikës, i ftuar, Z. Bamir Topi.
Saimiri – Në fakt më lejoni ta filloj me disa sekonda heshtje në kujtim të heshtjes që ju e thyet dhe se besoj t’i ktheheni më. Vetëm dhjetë sekonda.
Doktori – Mua më kanë thënë që keni bërë dhe një album për heshtjen.
Saimiri Po, një album. Rrimë pak. Mos u ktheftë më ajo heshtje.
Presidenti – Faleminderit.
Saimiri – Z. President, i dërguat kartolinë kryeministrit për vitin e ri?
Presidenti- Unë jam i kujdesshëm gjithmonë në detyrimet e mia institucionale.
Saimiri – Pra i keni dërguar!
Presidenti – Sigurisht.
Doktori – Ju a ka kthyer kartolinën?
Presidenti – Unë kam këtu edhe njerëzit e protokollit, besoj që po.
Doktori- Ah, pse? As që nuk e keni hapur fare!
Presidenti – Por shiko. Unë i çoj kartolina të gjithëve, edhe përtej institucioneve, por marr edhe shuma kartolina dhe kam vlerësim për të gjithë ata që më çojnë urime, dhe nuk marr vetëm listën, por shikoj edhe përmbajtjen.
Saimiri D.m.th nuk ka marrë! Që ta kuptosh ti.
Presidenti – Jo, nuk e thashë.
Saimiri – Nuk e tha. Dakord.
Presidenti – Jam i bindur që aty është kartolina.
Saimiri – Z. President, po bëhet gati një vit nga grushti i shtetit. A mbani ju përgjegjësi për dështimin e atij grushti shteti?
Presidenti – Me gjithë se ky emision ka sens humori, unë do ta vlerësoja këtë emision për një veçori që pak emisione televizive e kanë. Ju keni futur në sfond humorin, por ju keni qenë vërtet një mekanizëm transparence i admirueshëm. Besoj se shqiptarët kur e shohin këtë emision, nuk shohin thjesht sensin e humorit, por shohin vërtetësinë e mesazhit që ju përcillni tek publiku. Ato gjëra që nuk arrijnë të dalin… nuk jeni dakord me këtë?
Presidenti – Unë dëshiroj që këtë ngjarje ta trajtoj me seriozitetin e duhur.
Presidenti – Ka qenë një ngjarje e hidhur, një ngjarje që askush nuk do të dëshironte ta përjetonte sepse brenda një dite ne kemi parë dy pamje. Njëra anë dhunim i institucioneve, tjetra të vrarë dhe të plagosur. Por, besoj kjo është një çështje e cila tashmë i takon institucioneve të drejtësisë që unë uroj ta trajtojnë me profesionalizëm dhe të japin drejtësi.
Saimiri Z.President, dhunim institucionesh kemi parë dhe në vende të tjera, në Itali, në Francë, studentët hynë deri në parlamentin e Romës, të vrarë nuk kam dëgjuar andej!
Presidenti – Ky është moment shumë i dhembshur, shumë dramatik, por për delikatesën e kësaj çështjeje unë besoj që janë po aktorët e shtetit që janë drejtuesit e institucioneve të drejtësisë që me profesionalizëm do të shprehen në momentin e duhur.
Doktori – Shiko, një pyetje kisha z. President. Po një herë që tu dha rasti për grusht shteti dhe nuk e çove deri në fund!
Saimiri – Ishte jashtë konjukturës.
Presidenti – Më keni parë ndonjëherë që të godas veten time me grushta?
Saimiri – Jo, jo.
Presidenti – Kryetari i shtetit…
Saimiri- Kjo na bën përshtypje. Dy pjesëmarrës të puçit të shtetit janë institucione të pavarura sot dhe vazhdojnë të qeverisin vendin. Jeni Ju dhe Prokuroria e Përgjithshme.
Presidenti – Unë besoj që ky është një moment që ka më shumë vend për të trajtuar me seriozitet se sa me humor.
Saimiri – Z. President, kalojmë tek kjo pjesa e jonë që të jesh ndoshta më komod. Z. Berisha dhe znj. Topalli e kanë deklaruar publikisht votën e tyre kundra presidentit në qoftë se do të kandidoni përsëri. Në qoftë se ju do të ishit ne pozitën që do të votonit ose z. Berisha ose znj. Topalli për president, do ta votonit?
Presidenti – Eksperienca ka treguar që vota e presidentit nuk është e fshehtë. Pavarësisht çfarë shpreh unë, janë të tjerët që shprehen në emrin tim. E rëndësishme është që njerëzit kanë kurajo që të shprehen me transparencë.
Saimiri – Transparenca e juaj është po!?
Presidenti – Edhe atje ku vota juaj është e fshehur, ju siguroj që transparencën e bëjnë të tjerët. Sigurisht duke e modifikuar.
Saimiri D.m.th do të votoj për të votuar, por kur të hapet kutia do të shohim për kë ke votuar.
Doktori – Tek votimi, desha ta pyesja kush do ta numërojë votën tuaj edhe në rast se votoni.
Presidenti - Mos kini merak sepse ka njerëz të specializuar për të numëruar votën time.
Saimiri – Është momenti që do zgjidhet presidenti, në fund të mandatit tuaj. Siç e keni theksuar do të jeni deri ne momentin e fundit president dhe do t’ju uroja vërtet të jeni i tillë. Dhe do të jeni jam i sigurt. Megjithëse ka një problem mes juristësh, konfliktet 71, 81, shumica, e ku e di unë çfarë tjetër! Është vendi ose momenti që ju t’i kërkoni gjykatës kushtetuese të bëj një interpretim të ligjit! Apo ngaqë nuk do jeni më president të bëjnë çfarë….
Presidenti – Sipas ligjit, sipas Kushtetutës, natyrisht që ka presidenti të drejtë që t’i drejtohet Gjykatës Kushtetuese. Por këtë të drejtë e kanë edhe palët politike. Me qenë se ky debat ka lindur tek palët politike ato kanë edhe mundësinë që t’i drejtohen gjykatës kushtetuese. Për të qenë i drejtpërdrejt me ju, unë nuk do ta shfrytëzoj si president këtë atribut të presidentit për sa kohë e kanë të tjerët.
Saimiri- Jo, duke qenë se presidenti është mbi palët politike, dhe duke parë nga palët politike, siç keni parë dhe ju dhe gjithë shqiptarët, vazhdojnë në një vrimë të zezë pa krye e pa dalje. Mos ndoshta është momenti që presidenti të marri atë statusin e tij e t’i thotë Gjykatës Kushtetuese shprehu, e të shpëtojnë të gjitha palët. Në këtë rast palët janë populli i majtë dhe i djathtë.
Presidenti – Shpesh herë kanë thënë që presidenti është garanti i Kushtetutës. Por ato që duhet ta njohin mirë për ta shprehur, Gjykata Kushtetuese është garant i Kushtetutës. Në rast se dikush kërkon pastaj të bëjë interpretim Gjykatës, është i lirë që ta bëj.
Doktori – Koleg i dashur, je drejtuar gabim me pyetjen. Që të binim rehat z.President mos do të ishte më mirë që të ishte presidenca nën varësi të kryeministrit? Binim rehat edhe ju, edhe ne, edhe populli edhe të gjithë rehat.
Presidenti – Deri tani nuk parashikohet, por po të ketë ndonjë risi të marrëveshjes së 21 Prillit për ndryshimet kushtetuese, ndoshta edhe bën vaki.
Saimiri – Z. President a mendoni dhe a duhet bërë publike që personalitetet, e kam pë