Ambasadorja gjermane: PD e PS të punojnë në mënyrë konstruktive
TIRANË Ambasadorja gjermane në Tiranë, Carola Müller-Holtkemper, inkurajon dy palët politike në Shqipëri për të bashkëpunuar në mënyrë konstruktive në radhë të parë në Parlament. Në një intervistë për Radion DW, ambasadorja Holtkepmer është pyetur edhe për mos shtrëngimin e duarve nga Berisha dhe Rama në ceremoninë e kremtimit të 20-vjetorit të Fondacionit "Friedrich Ebert" në Shqipëri. “Ne e përshëndesim veçanërisht faktin që kryeministri Sali Berisha dhe shefi i opozitës, Edi Rama, për herë të parë pas një periudhe të gjatë kohe u shfaqën publikisht së bashku dhe 20-vjetori i themelimit të Fondacioni “Friedrich Ebert” në Shqipëri ofroi një rast të përshtatshëm...”, tha ndër të tjera ambasadorja.