E Shtunë, 31 Tetor 2026

Topalli në Ëashington: PS nuk votoi reformat në Kuvend

Kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli, mori pjesë në Forumin Parlamentar për Demokraci të mbajtur në Ëashington ku pjesëmarrës ishin personalitete nga e gjithë bota. Gjatë fjalës së mbajtur në këtë forum, Topalli theksoi se, Shqipëria ka bërë shumë këto 20 vite. Duke folur për parlamentarizimin në Shqipëri, Kryetarja e Kuvendit Jozefina Topalli, tha se synimi kryesor i axhendës së parlamentit shqiptar në vitet e fundit kanë qenë reformat. “Parlamenti është institucioni kyç në demokraci, aty konfrontohen momentet kyçe të vendimeve kombëtare. Në vendin tim, lajtmotivi i axhendës së parlamentit janë reforma. Ka pasur periudha kur opozita nuk ka votuar reforma, që kërkojnë 3/5 e votave. Kjo ka qenë e dhimbshme për mua. Pavarësisht kësaj, parlamenti i ka qëndruar fort misionit të tij”, - tha Topalli. Më pas, kryetarja e Kuvendit ka shtuar se 20 vitet e fundit kanë qenë vite të reformave dhe transformimeve të vazhdueshme.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›