E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ambicia e Ferrarit Alonso do triumfoje edhe ne Gjermani

Suksesi në Çmimin e Madh të Anglisë i ka hapur oreksin Ferrarit që në pjesën e mbetur të sezonit kërkon të hyjë bindshëm në garën për titullin kampion në Formula 1. Fernando Alonso triumfoi për herë të parë në këtë sezon në cirkuitin Silverston, ndërsa të dileën do të zbresë në një tjetër pistë të shpejtë, në Nyrburgring për Cmimin e Madh të Gjermanisë.

“Të gjithë e dimë që kjo pistë është shumë speciale. Në karrierën time kam fituar dy herë këtu dhe do të kërkoj të përsërisë të njëjtin sukses edhte këtë herë. Suksesi i fundit ishte shumë i rëndësishëm, pasi tani jemi më të motivuar dhe më të bindur te fitorja”, ka bërë të ditur Alonso.

Dy herë kampioni i botës renditet në vendin e tretë të klasifikimit të përgjigjthëm me 112 pikë, 92 më pak se kampioni i botës në fuqi Sebastian Vettel. Gjithsesi, Botërori 2011 I Formula 1 sapo ka hyrë në gjysmën e tij të dytë dhe Ferrari i ka të gjitha mundësitë të rikuperojë ndaj dominimit të Vettel dhe skuderisë së tij Red Bull.

Cirkuiti i Nyrburgring i jep mundësi pilotëve të cojnë në maksimum makinat e tyre, ndërsa pas Gjermanisë Formula 1 do të qëndrojë sërish në Europë me Çmimin e Madh të Hungarisë, I cili do të zhvillohet javën e ardhshme.

Nertan Prifti

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›