City vs United Mancini Kete vit ne kampion

Trajneri i Manchester City, Roberto Mancini nuk e frenon aspak optimizmin e tij për sezonin e ardhshëm duke i lëshuar sfidën rivalëve të përjetshëm dhe kampionëve të fuqi të Manchester United. Nga Los Angeles, ky skuadra angleze ka nisur fazën e fundit përgatitore tekniku italian shprehet i bindur se skuadra e tij do të arrijë të fitojë titullin kampion në Premier Ligë, ndërsa synon një paraqitje të mirë edhe në Champions.
“Sigurisht që është më e lehtë të nisësh sezonin si kampion në fuqi, por kjo nuk na pengon aspak të synojmë t’i marrim titullin United. Ata kanë fituar gjithçka në 20 vitet e fundit, ndërsa jam i bindur që ky do të jetë sezoni ynë. Nuk do të jetë e lehtë, pasi edhe skuadrat e tjera janë përforcuar shumë, por ne i kemi të gjitha shanset të fitojmë dicka të rëndësishme në këtë sezon”, ka bërë të ditur Mancini.
Tekniku ka folur edhe për temën më të nxehtë të mërkatos që ka të bëjë me futbollistrin e tij Carlos Tevez. Mancini ka hedhur poshtë të gjitha zërat e merkatos, duke u shprehur se e ardhma e sulmuesit argjentinas nuk është vendosur ende.
“Aktualisht Tevez është një lojtar i City. Ai do të largohet por nuk e di se ku”, ka përfunduar Roberto Mancini, i cili u ul në pankinën e Manchestr City sezonin e shkuar.
Nertan Prifti