E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ambientalistët: Të zbardhet projekti i rrugës

Ambientalistët protestuan dje sërish për prerjen e pemëve te Liqeni Artificial. Gjatë protestës në afërsi të Fakultetit të Histori-Filologjisë nuk munguan edhe konflktimet fizike mes përfaqësuesve të firmës që po zbaton projektin e Bashkisë dhe qytetarëve. Në emër të Forumit të Trashëgimisë, Artan Lame kërkoi ndërprerjen e aksionit dhe paraqitjen e projektit të miratuar nga bashkia. Kërkojmë të paraqitet projekti i miratuar nga bashkia. Kërkojmë ndërprerjen e aksionit të paligjshëm, tha Lame. Ndërsa analisti Fatos Lubonja akuzoi rëndë, duke theksuar se qyteti është në fazën e degjenerimit total. Jetojmë në një qytet të pabanueshëm. Po humbasim mundësinë për të reaguar. Jemi në fazën e degjenerimit total, tha Lubonja. Bashkia e Tiranës nga ana e saj në reagimet e disa ditëve më parë është shprehur se ka gati projektin e rrugës, i cili do të lehtësojë trafikun. Sipas Bashkisë, detajet e këtij projekti do të zbardhen në ditët në vijim.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›