E Shtunë, 31 Tetor 2026

Reforma zgjedhore, PD-PS përplasen për numërimin elektronik

Komisioni i Reformës Zgjedhore

Opozita braktis mbledhjen, zbardhen debatet.

Gjiknuri: Ilir, gjithmonë do krijosh tension. Rusmali: Damian, mos ik se do të rrahë kryetari.

Maxhoranca dhe opozita nuk bien dakord që në mbledhjen e parë të Komisionit të Reformës, vetëm 24 orë pasi Parlamenti e zgjati afatin e tij edhe tri javë të tjera.
Deputetët e PD-së dhe PS-së patën mendime të ndryshme sa i takon nisjes së punës me kapitujt e numërimit elektronik dhe identifikimit elektronik të votuesve. Kjo bëri që në fund opozita të braktiste mbledhjen dhe të mos firmoste një projektvendim që u jepte të drejtë ekspertëve të përgatitin amendamentet për sistemin elektronik. Komisioni i posaçëm për Reformën Zgjedhore vendosi: autorizimin e ekspertëve të Komisionit për të vijuar punën për hartimin e amendamenteve të Kodit Zgjedhor për teknologjinë në votim, duke u bazuar në rekomandimet e paraqitura nga ekspertët e ODIHR-it lidhur me përdorimin e sistemit elektronik të identifikimit; ekspertët të negociojnë zgjidhjet dhe të paraqiten para Komisionit ditën e hënë, datë 25 qershor 2012, thuhet në vendimin që mban vetëm firmat e Ilir Rusmalit dhe Viktor Gumit, por jo të deputetëve të PS-së. Në mbledhjen me dyer të mbyllura, e cila zgjati më pak se një orë, PS-ja kërkoi mendim me shkrim nga ODIHR-i për numërimin elektronik. Bëhet fjalë për numërimin elektronik, që me sa di unë, akoma nuk ka një opinion nga ODIHR-i. Nëse ka, është mirë ta kemi këtu. Kurse kapitulli tjetër është për identifikimin elektronik, për të cilin ka pasur disa vërejtje, u shpreh Gjiknuri. Ndërsa bashkëkryetari demokrat, Ilir Rusmali, tha se qëndrimi i ODIHR-it është i njëjtë si për numërimin elektronik, ashtu dhe për identifikimin e votuesve. Çfarë duam të diskutojmë ne këtu, çfarë duam të bëjmë? Duam të djegim afatin shumë të shkurtër trejavor, duke thënë që ne do të presim ODIHR-in. Kjo është realisht e padurueshme. Po është e padurueshme, zoti Gjiknuri. Nuk po përsëris vetveten, jam shumë i shqetësuar nga mënyra se si vjen sot në mbledhje, sepse dje ishe me mendje tjetër, dje ne pamë te njëri-tjetri një potencial shumë të madh për tiu afruar zgjidhjes së çështjes teknologjike, u përgjigj Rusmali. Mbledhja u karakterizua edhe nga akuza mes deputetëve, ku Gjiknuri e akuzoi Rusmalin se po tensionon mbledhjen, ndërsa ky i fundit, teksa deputetët e PS-së po dilnin nga salla e mbledhjeve, tha: Mos e braktisni mbledhjen, Damian! Mos e braktisni mbledhjen, Damian, sepse do të rrahë kryetari! Mos e braktis mbledhjen! Damian, mos ik nga mbledhja, sepse do të rrahë kryetari! Do të rrahë kryetari, Damian. Ndërkohë bashkëkryetari socialist i komisionit të reformës, Damian Gjiknuri në një intervistë në emisionin Tonight të gazetares Ilva Tare e hodhi poshtë deklaratën e maxhorancës duke thënë se nuk e kam braktisur unë mbledhjen e komisionit. Ekspertët kanë marrë detyrat dhe kanë filluar nga puna.

Debati në komision
Damian Gjiknuri
Kemi kaluar këtu me konsensus disa kapituj, përfshirë edhe ata të elektronikës, pavarësisht se, fatkeqësisht, ka pasur komente të ndryshme në lidhje me kritikën ose opinionet. E para, këto opinione duhet ti kemi këtu, të shpërndahen, jo se unë nuk i kam parë, por është mirë që edhe anëtarët të njihen me to. Në këtë mënyrë do të shohim se si ato do të qasen me ata kapituj të miratuar me konsensus. Pra, bëhet fjalë për numërimin elektronik, që me sa di unë akoma nuk ka një opinion nga ODIHR-i. Nëse ka, është mirë ta kemi këtu. Kurse kapitulli tjetër është për identifikimin elektronik, për të cilin ka pasur disa vërejtje.
Ilir Rusmali – Të jemi të qartë për një gjë. Ekspertët e ODIHR-it në takimin që kanë qenë këtu, na thanë se do ti përgatisnin, por mos prisni ndonjë gjë që ndryshon nga ky material. Ai do të jetë si tekst i njëjti material. Do të jenë të njëjtat rekomandime, sepse natyra e problemit është e njëjtë. Ne e kemi materialin e parë edhe në versionin elektronik. Ky material, tani me e-mail tu shpërndahet anëtarëve të Komisionit që ta kenë në shqip edhe në anglisht.
Bledi Çuçi – Nëse Komisioni do të bjerë dakord se do të marrë të mirëqena edhe vërejtjet që janë bërë për verifikimin, pra të lexojmë me të njëjtin sy edhe pjesën e numërimit, unë mendoj se për të proceduar shpejt, që nga dita e mërkurë jam gati të rishikoj të dy kapitujt që janë miratuar me konsensus. Unë personalisht jam gati, nuk e di se si e ka Oerdi gatishmërinë, me qëllim që ditën e mërkurë ne të përfundojmë një draft, edhe me diskutimet që ne i kemi ezauruar gjatë periudhës deri në mbledhjen e fundit të këtij Komisioni.
Ilir Rusmali Nga premisa se komenti për teknologjinë është i njëjtë, sepse na e kanë thënë gojarisht që do të jetë i njëjtë, ju këtë gjë si ekspertë duhet ta merrni si të mirëqenë, që komenti për teknologjinë është i njëjtë për të dy llojet e teknologjisë që duhet të përdorim, sepse është i tëri parimor.  Unë besoj dhe kam arsye të besoj se ju si ekspertë jeni në gjendje që deri ditën e hënë të na sillni të pastruar të gjithë materialin për nene që kemi rënë dakord edhe ne si bashkëkryetarë, por që nuk i futëm për një motiv specifik në mbledhjen tonë të fundit. Ato janë nene që nuk janë nene debati, por që rinë pending për shkak të një neni tjetër, i cili është nen debati. Ditën e hënë ne mund ti fusim dhe të pastrojmë të gjithë lëndën që kemi në shqyrtim, nga gjërat për të cilat kemi rënë dakord.

***
Damian Gjiknuri Gjithmonë dëshiron të krijosh tension, pavarësisht se maxhoranca duhet të sigurojë qetësi, por nuk ka problem.
Ilir Rusmali E kam këtë të keqe.
Damian Gjiknuri Unë do tia lë kohës, sepse ajo vërteton gjithçka.
Ilir Rusmali Në qoftë se unë të kam keqkuptuar, të kërkoj falje, por kam frikë se kjo që unë po them është e vërtetë.

***
Ilir Rusmali- Çfarë duam të diskutojmë ne këtu, çfarë duam të bëjmë? Duam të djegim afatin shumë të shkurtër trejavor, duke thënë që ne do të presim ODIHR-in. Kjo është realisht e padurueshme. Po është e padurueshme, zoti Gjiknuri. Nuk po përsëris vetveten, jam shumë i shqetësuar nga mënyra se si vjen sot në mbledhje, sepse dje ishe me mendje tjetër, dje ne pamë te njëri-tjetri një potencial shumë të madh për tiu afruar zgjidhjes së çështjes teknologjike. Në qoftë se pasdite e ke hënën prapësht dhe paradite del hëna ndryshe, është problem që duhet ta zgjidhësh me veten tënde, por ne nuk mund të tallemi më me shqiptarët. Të më thuash sot, do të pres ODIHR-in kur ti sjellë gjërat me shkrim…?! Po pse nuk e the dje në Konferencën e Kryetarëve këtë gjë? Pse nuk the që unë nuk rifilloj nga puna pa marrë materialet e ODIHR-it? Pse nuk ke dalë publikisht? Pse shkon në Bruksel e thua tjetër gjë dhe vjen këtu në Komision e thua një tjetër? Pse në Bruksel thua që mezi po pret të fillojë puna dhe në Komisionin e Reformës thua që do të presësh edhe tri javë të tjera ODIHR-in?
Damian Gjiknuri- Meqenëse fole me procesverbal, kjo është e vërteta, megjithatë që të mos vazhdojmë të akuzojmë njëri-tjetrin, tu japim njerëzve të bëjnë punë, vullnetin do ta shikojnë të tjerët më vonë, kush është ai që do reformë të qenësishme dhe cilët janë ata që duan thjesht garniturën e radhës.

***
Ilir Rusmali Jo, do të flas unë një herë: është politikisht e rëndësishme. Ne dalim sot nga kjo mbledhje përpara shqiptarëve, sepse nuk e bëjmë dot në kurriz të shqiptarëve gjënë: ose duke thënë që Partia Socialiste po kërkon të bllokojë proc

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›