Reagon Luksemburgu
11/02/2005 Ministri Aselborn: Zgjerimi i BE smund të përfundojë pa vendet e Ballkanit
Ministri i Jashtëm i Luksemburgut, Jean Asselborn, ka deklaruar se integrimi evropian nuk do të mund të përfundojë përderisa në gjirin e tij nuk janë anëtarësuar dhe vendet e Ballkanit Perëndimor. Jean Asselborn, ministër i Jashtëm i vendit që ka presidencën e radhës së BE-së, i bëri këto komente gjatë një interviste për gazetën kroate "Veçernji List". "Politika evropiane është shumë e qartë. Vendet e Ballkanit Perëndimor janë të gjitha kandidate të mundshme për anëtarësimin në Bashkimin Evropian. Kjo u konfirmua gjatë takimit të nivelit të lartë BE-Ballkan, në qeshor të vitit 2003, në Selanik", tha Asselborn. Sipas ministrit të Jashtëm të Luksemburgut, angazhimi i BE-së për vendet e Ballkanit Perëndimor nuk mund të nënvlerësohet, por, gjithsesi, ai ka shtuar se "progresi individual i vendeve drejt anëtarësimit në BE do të jetë i lidhur me aplikimin individual si dhe përmbushjen e kritereve të procesit të Asociim-Stabilizimit".