E Diel, 1 Nëntor 2026

PDR, mbështesim propozimet e OSBE-së, janë asnjanëse

11/02/2005  Kryetari i Grupit parlamentar të PDR-së, Nard Ndoka, tha dje, për "Metropol", se reformatorët e Pollos, do të përkrahin vetëm variantin e OSBE-së për ndarjen zonale. "Nuk do të pranojmë miratimin as të varianteve të PS-së dhe as të varianteve të PD-së. Do të përkrahim vetëm variantin e OSBE-së", tha Ndoka. Sipas tij, PDR-ja nuk mund të pranojë variante të ndarjes zonale të hartuara sipas interesave të ngushta politike të njërit apo tjetrit krah. Lidhur me datën e zgjedhjeve, reformatorët kërkuan afrimin e tyre në muajin qershor. Kërkesa në fjalë është bërë dhe më parë nga kryetari i Grupit parlamentar, Nard Ndoka, në seancën e datës 5 shkurt si dhe në takimin me Presidentin Moisiu. Reformatorët janë të mendimit se zgjedhjet mund të zhvillohen dy muaj përpara shpalljes së rezultatave nga KQZ-ja të zgjedhjeve parlamentare të 2001, ose mund të merret si pikë referimi mbarimi i mandatit të Kuvendit të shkuar. PDR-ja është e mendimit se zhvillimi i zgjedhjeve në muajin korrik do të cënonte integritetin e zgjedhjeve për shkak se ky është muaji i pushimeve për shqiptarët.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›