Merr flak anija cisternë, digjen lehtë 2 punonjës
24/12/2008 Shkak, zjarri në motor
DURRES- Efektivat e sigurisë portuale, punonjësit e repartit zjarrfikës si dhe drejtuesit e autoritetit portual në Durrës janë përfshirë dje rreth orës 10 në një nga operacionet e rralla për të shuar zjarrin e rënë në një anije. Dy mjete zjarrfikëse të portit të Durrësit dhe tre të tjerra të ardhura në ndihmë nga reparti PMNZSH së qytetit kanë ndërhyrë menjëherë për të izoluar flakët në anijen cisternë “Anastasio 1”. Mjetet e zjarrfikëse të portit të tipit IVECO me kilometrazh zero dhe teknologji e kohëve të fundit kanë ndërhyrë të parat dhe në më pak se 20 minuta është përgjigjur edhe reparti zjarrfikës në Durrës duke shmangur rrezikun që kanoste anijet e tjera. Nga pohimet e para mësohet se zjarri është provokuar nga bllokimi i motorëve, por kjo mbetet vetëm njëra nga pistat e hetimit. Burime në konfidencë saktësojnë se një pjesë e ekuipazhit është larguar në kohën e rënies së flakës një braktisje e tillë e anijes ka vënë në vështirësi ekipin zjarrfikës, pasi e kanë pasur të vështirë të depërtojnë deri në brendësi të cisternës së përfshirë në flakë. Nëndrejtori i portit të Durrësit, Mentor Bunguri, ka theksuar se do të llogaritet e gjithë fatura e dëmit që i është shkaktuar portit dhe do t’i përcillet kompanisë. Nga ana tjetër policia e Durrësit ka nisur hetimet lidhur me shkaqet e rënies së zjarrit duke detyruar ekuipazhin të mbajnë të lidhur në kalatën numër 4 anijen deri në sqarimin e plotë të ngjarjes.