E Shtunë, 31 Tetor 2026

Eagle: Tarifat me gjithë botën 45 lekë për minutë

24/12/2008  Fushata deri më 15 janar

Të gjithë abonentët e Eagle Mobile mund të flasin gjatë festave vetëm me 45 lekë për minutë kundrejt çdo numri jashtë Shqipërisë. Kjo dhuratë me rastin e festave do të zgjatë deri më 15 janar 2009 dhe vjen si një falënderim për qytetarët shqiptarë pas arritjes së abonentit të 200 mijtë. Kjo është tarifa më e lirë që u jep mundësinë më se 2.5 milionë shqiptarëve, të komunikojnë me të afërmit, miqtë dhe të dashurit e tyre që jetojnë e punojnë si brenda kontinentit ashtu edhe jashtë tij. Eagle, me sloganin “mos numëroni minutat, por të dashurit tuaj në botë që doni t’i uroni” u jep të gjithë abonentëve Eagle dhe të gjithë atyre që do të anëtarësohen në këtë familje mundësinë për të folur më gjatë, për t’u çmallur dhe uruar festat e fundvitit të gjithë atyre që janë larg vatrës familjare. “Kam kënaqësinë t’u shpreh se Eagle sot më 23 dhjetor 2008 shënon 220 mijë abonentë, një shifër tërësisht tej pritshmërisë sonë, që na bën më të vendosur për të punuar me përkushtim e devotshmëri, për t’u sjellë abonentëve tanë dhe gjithë shoqërisë shqiptare shërbimet më të mira dhe cilësore, çmimet më të arsyeshme dhe ofertat më tërheqëse”, tha Drejtori i Përgjithshëm Ali Taskin. Eagle Mobile e sheh këtë si një detyrim ndaj shoqërisë shqiptare, e cila numëron më se 1.5 milionë pjesëtarë të saj që me mund e me djersë punojnë larg vendit të tyre për një jetë më të mirë.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›