Humbet gjyqin me komunën, hakmerret ndaj topografit
24/12/2008 E goditi në gjykatë, arrestohet 41-vjeçari
BERAT- Ka humbur gjyqin për pronësi me komunën Velabisht dhe për t’u hakmarrë ka goditur tek porta e gjykatës topografin e komunës. Burime zyrtare nga organi blu që i referohen edhe lajmit bëjnë me dije se në mesditën e djeshme në ambientet para Gjykatës së Faktit Berat është arrestuar në flagrancë shtetasi Ylli Kërkuta, banor i fshatit Bilçë të komunës Velabisht. Të njëjtat burime thanë për gazetën se 41-vjeçari Kërkuta ka qenë në gjyq për një akt pronësie me komunën Velabisht, e cila përfaqësohej nga topografi i saj me inicialet A. K 40 vjeç. Por duket se në seancën e djeshme në momentin që ka humbur gjyqin Kërkuta në momentet teje të tensionuara sapo ka dalë nga salla e gjyqit te porta e gjykatës është hakmarrë ndaj përfaqësuesit të komunës duke e qëlluar me mjete të forta sapo ka dalë. Më pas ka qenë polici i shërbimit ai që ka ndërhyrë për ndalimin e ushtrimit të dhunës si dhe ka thirrur për ndihmë grupin e gatshëm të policisë. Forcat e policisë kanë shkuar menjëherë në ambientet para gjykatës, të cilët kanë shoqëruar në dhomat e paraburgimit të komisariatit të Beratit Ylli Kërkuta. Topografi i dhunuar ka mbërritur në dyert e organit blu ku dhe ka bërë denoncimin për dhunën e ushtruar ndaj tij nga Kërkuta, sipas tij ky i fundit e ka qëlluar pa e paralajmëruar për të vetmin shkak se topografi ishte përfaqësues i komunës në këtë seancë gjyqësore.