E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vlora, numrin më të ulët të vrasjeve në 18 vjet

24/12/2008  Arritje dhe në luftën kundër narkotikëve

VLORE- Në Drejtorinë e Policisë së Vlorës është mbajtur analiza vjetore për këtë vit, e cila është drejtuar prej drejtorit të policisë për qarkun e Vlorës Vehbi Bushati. Bushati është shprehur në analizën vjetore të Drejtorisë së Policisë së qarkut Vlorë se ky vit është viti më i mirë, për rendin e qetësinë në periudhën e 18 viteve të fundit në qarkun e Vlorës, gjë e cila është treguar dhe me numrin e vrasjeve, të cilat kanë qenë vetëm tre këtë vit. Drejtori i Drejtorisë së Policisë së qarkut të Vlorës, drejtues Vehbi Bushati, nënvizoi se standardet e rendit dhe treguesit përkatës, që u shënuan gjatë këtij viti, në punën e uniformave blu, ishin më të mirët qysh pas vitit 1990. Sipas Bushatit, efektivat e policisë nisën në fillim të këtij viti, implementimin e strukturës së re, që shënoi edhe momentin e një transformimi esencial për sigurimin e rendit dhe të qetësisë. Gjatë këtij viti, në shkallë qarku janë regjistruar 10 890 vepra penale, prej të cilave janë zbardhur 680. Një nga drejtimet kryesore të punës së strukturave të Drejtorisë së Policisë së qarkut të Vlorës, ka qenë ajo e luftës për parandalimin dhe bllokimin e kultivimit të bimëve narkotike për këtë vit janë pakësuar me më shumë se 10 herë. Në këtë drejtim u evidentuan 102 vepra penale me 16 autorë. Në këtë analizë u nënvizua gjithashtu se 2008-ta shënoi edhe një moment mjaft të rëndësishëm në luftën kundër krimit të organizuar ku u realizuan 21 operacione të rëndësishme.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›