Bashkia fonde për mosshembjen e pallatit
24/12/2008 Korçë, jetojnë rreth 100 banorë
KORÇE- Që prej shumë vitesh, konvikti i ish-shkollës së mesme të ndërtimit banohet nga 25 familje ose nga 100 banorë gjithsej. Një pjesë e apartamenteve është privatizuar nga vetë banorët, ndërsa pjesa tjetër është dhënë me qira nga bashkia e Korçës. Megjithatë, si ata që kanë privatizuar apartamentet, dhe si ata që i kanë marrë me qira nga Bashkia e Korçës, ndihen njëlloj të rrezikuar për jetën e tyre. Pallati me katër kate rrezikon të shembet nga dita në ditë. Për këtë arsye, bashkia e qytetit të Korçës së fundi ka vendosur të investojë për mirëmbajtjen e pallatit para se të ndodhë ndonjë katastrofë e mundshme dhe tepër e pritshme. Burime nga Bashkia e Korçës kanë bërë të ditur se Këshilli Bashkiak i qytetit të Korçës, tashmë ka miratuar fondin përkatës për këtë qëllim. Me sa duket ka qenë e detyruar të marrë këtë vendim për vetë faktin se kjo ndërtesë ka qenë dhe është nën administrimin e saj. Veç kësaj e vërteta është se muret e jashtme të këtij pallati tashmë janë rrënuar krejtësisht. Ujërat e banjave rrjedhin nëpër korridore dhe së fundi derdhen nëpër dritaret e kateve. Për rrjedhojë, në çdo vit që kalon, muret kryesore janë bërë gjithsej e më të pabesueshëm për qëndrueshmërinë e tyre. Ka qenë kjo arsyeja që 25 familjet i kanë bërë thirrje bashkisë që t’u ofrojë ndihmë.