E Shtunë, 31 Tetor 2026

Franca, gati stimulin ekonomik: 26 miliardë dollarë kundër krizës

Kryeministri francez, Fransua
Filon, ka bërë publike dje një
paketë stimuluese për ekonominë,
me një vlerë 26 miliardë eurosh,
që synon rimëkëmbjen e
ekonomisë franceze pas goditjeve
të njëpasnjëshme të marra nga
kriza financiare. Ai bëri thirrje për
një "mobilizim kombëtar dhe
urgjent" për të mposhtur krizën.
Paketa përfshin 11 miliardë euro
që do të përdoren në ndihmë të
biznesit dhe 4 milionë të tjera që
do të përdoren për të përmirësuar
infrastrukturën dhe shërbimet
publike të vendit. Të hënën, ministrja
e Financave e Francës, Kristin
Lararde, tha se Franca pritej të
hynte në recesion së shpejti. Paketa
e stimulit ekonomik është e
ndarë në tri pjesë: 11 miliardë euro
do të përdoren për të ndihmuar
bizneset dhe për të rritur likuiditetet
e tyre, 11 miliardë euro të
tjera do të përdoren për investime
shtetërore dhe 4 miliardët e fundit
do të jenë në dobi të përmirësimit
të infrastrukturës, energjisë
dhe shërbimit postal. Qeveria pret
që kjo paketë stimuluese të prodhojë
një rritje ekonomike prej
1.3%. Por, sipas ministres së Financave,
kjo nuk do të mjaftojë që
të ndalohet përkeqësimi i situatës
që ka nisur në fundin e vitit të
kaluar. "Do të ishte shumë befasuese
nëse do të shënonim ndonjë
rritje ekonomike në fund të vitit
2009", ka deklaruar ajo.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›