E Shtunë, 31 Tetor 2026

PS dhe LSI: “Dakord bashkepunimit per reformen ne Drejtesi”

Partia Socialiste ndryshon kursin e qendrimeve te meparshme dhe ne vend te bojkotit jep “Ok” per te bashkepunuar me maxhorancen per realizimin me sukses te reformes ne Drejtesi. Qendrimi i ri i selise roze eshte bere publik pas deklarates se djeshme te deputetit te saj, Fatmir Xhafaj, i cili shprehu gatishmerine e PS-se per te kontribuar dhe bashkepunuar per reformen ne Drejtesi. “Partia Socialiste gjen rastin te rishprehe edhe nje here gatishmerine per te kontribuar e bashkepunuar me te gjitha ata faktore brenda e jashte sistemit qe kerkojne reformimin e vertete te sistemit te drejtesise per te garantuar pavaresi dhe pergjegjshmeri, eficense e transparence te Gjyqesorit ne dhenien e drejtesise ndaj qytetareve te ketij vendi”, - u shpreh Xhafaj.
Burime nga selia roze ben te ditur se vendimi per te mos bojkotuar reformen zgjedhore, erdhi si rezultat i prioriteteve te shpallura nga presidenti Bamir Topi ne lidhje me kete sistem. Keto prioritete te shpallura nga Topi kane qene pothuajse te njejta me permbajtjen e platformes per reformen ne Drejtesi, qe Partia Socialiste hartoi disa kohe me pare dhe ia u propozoi maxhorances dhe partive te tjera te opozites. “Perderisa shqetesimet tona dhe zgjidhjet qe ne ofrojme jane te njejta me ato qe u shpallen nga Presidenti i Republikes per reformen ne Drejtesi, nuk kemi perse te mos bashkepunojme”, - pohuan burime nga Partia Socialiste. I kontaktuar nga gazeta “Albania”, nenkryetari dhe deputeti i LSI-se, Dritan Prifti konfirmoi vullnetin e kesaj force politike per te bashkepunuar per çeshtjet kryesore qe jane ne interes te vendit. “LSI eshte nje force politike, e cila nuk ka si mentalitet dhe strategji bojkotin, por pjesemarrjen, diskutimin, debatimin dhe ofrimin e alternativave per te gjetur zgjidhjet me te mira dhe me efikase per çeshtjet delikate dhe kryesore te vendit. Nuk do te kishte kuptim qe LSI, te bojkotonte nje çeshtje shume te rendesishme, qe perben edhe nje nga kerkesat e vazhdueshme te komunitetit nderkombetar ne drejtim te politikes shqiptare”, - u shpreh Prifti. Pavaresisht se dy partite e medha opozitare kane dhene “Ok” per te bashkepunuar per kryerjen me sukses te reformes zgjedhore, ato kane kerkuar nga maxhoranca nje bashkepunim serioz dhe qe te mos fsheh qellime per uzurpime dhe venien nen tutele te sistemit gjyqesor. Ne konferencen per shtyp te djeshme, deputeti socialist Xhafaj deklaroi se gatishmeria qe ofron opozita nuk duhet te sherbeje si fasade ne kete reforme: “Opozita nuk mund e nuk do te pranoje te sherbeje as si fasade dhe as si garniture per te justifikuar uzurpimin politik te institucioneve te pavarura, apo me keq, te sherbeje si alibi per te shpallur konsensus artificial perballe partnereve nderkombetare”, - u shpreh ai.

14 Dhjetor 2007

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›