E Diel, 1 Nëntor 2026

Amendamenti “antidushk”

27/04/2005  Dy javë më parë, nënkryetari i Partisë Demokratike, Bamir Topi, ka paraqitur në Kryesinë e Kuvendit një amendament për të mos lejuar skemën e Dushkut të madh nga socialistët. Sipas kësaj skeme, socialistët do t'i kërkojnë aleatëve të tyre që votën për deputet t'ia japin konkurrentit socialist, ndërsa votën për partinë t'ia japin aleatëve. Në këtë mënyrë, si socialistët dhe aleatët do të kenë më shumë mandate për deputet. Shkak për këtë skemë ka qenë fakti se partitë që marrin mbi 60 për qind të votave në mazhoritar, nuk përfitojnë nga proporcionali. Ndaj dhe PS-ja e ka parë zgjidhjen në mbështetjen fiktive për aleatët. Një veprim i tillë është ndërmarrë në zgjedhjet e vitit 2001, ku vetëm nga zona e Dushkut janë zgjedhur 11 deputetë, duke i krijuar mundësinë 4 partive aleate me PS-në që të kenë deputet në Kuvend. Një veprim i tillë është cilësuar i padrejtë nga OSBE-ja dhe partitë e opozitës. Ndaj dhe në Kuvend është paraqitur një amendament, ku zgjedhësi do të votojë si për kandidatin dhe subjektin në të njëjtën kuti.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›