E Diel, 1 Nëntor 2026

Policia, prangos 5 të kërkuar

27/04/2005  Në 24 orët e fundit

DURRËS - Policia e qarkut të Durrësit ka arrestuar gjatë 24 orëve të fundit, pesë persona të shpallur në kërkim.

Operacioni sipas policisë, ka nisur në orët e para të mëngjesit të ditës së hënë dhe është mbyllur në mesnatë, duke bërë edhe prangosjen e të kërkuarve.

Sipas burimeve të policisë, mësohet se të arrestuart E.Tivari, I.Disha, Sh.Beqiri, Sh.Staka dhe Q.Stefa ishin dënuar në mungesë nga Gjykata e Shkallës së Parë, për vepra të ndryshme penale. Të njëjta burime, bënë të ditur gjithashtu se një nga të arrestuarit është nga Kosova dhe se është deklaruar fajtor për veprën penale të falsifikimit të vizave, pasaportave dhe letërnjoftimeve. Shtetasit e tjerë të arrestuar gjatë këtij operacioni, sipas policisë, kanë konsumuar veprën penale të kanosjes me armë, vjedhjes e dëshmisë së rreme dhe pushtim tokë.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›